Pezullimet nga puna të njëmbëdhjetë policëve e përgjegjësve të Prokurorisë së Pejës nuk quhen llogaridhënie nga ana e protestuesve të cilët kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn. Në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla do të paraqisnin raportin që dokumentonte dështimin e institucioneve në mbrojtje të 49-vjecares që u vra nga kunati, para qeverisë u vendosën protestuesit. Ata kërkuan dorëheqjet e ministrave, derisa u penguan nga policia për të hyrë brenda. Ata gjuajtën me vezë objektin e vazhduan të konfrontoheshin me kordonin e policisë. Nga brenda, ministrat refuzuan të japin dorëheqje edhe pasi konfirmuan lëshimet e institucioneve në raport me Arlinda Zekajn.