Zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm do të mbahen në datën 9 maj 2027, ditën e Europës. Ky është vendimi që ka marrë Presidenti Bajram Begaj pas mbylljes së procesit të konsultimit me partitë. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të zhvillohen brenda periudhës zgjedhore të pranverës, e cila përfshin katër të diela midis datës 15 prill dhe 15 maj.