31 të pandehur në gjendje të lirë dhe vetëm njëri prej tyre i arrestuar. Ky është bilanci i dosjes që hedh dyshime mbi 12 tenderë, për të cilët prokurori i çështjes Dritan Prençi akuzon një listë të gjatë zyrtarësh, me në krye Belinda Ballukun, se shpallën fitues biznesmenë dhe kompani në shkelje të barazisë në tenderë. Teksa po vijohet me komunikimin e mbylljes së hetimeve, siç ka raportuar më herët Top Channel, rreth listës së të pandehurve si Balluku, ish-Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës, Viola Haxhiademi, apo Ergys Verdho, në listë janë edhe biznesmenë si Ram Geci, Artan Sako, Pandeli Carapuli dhe Paqsor Buzi.