Një ndeshje volejbolli përtej garës sportive, në frymën e Tetorit Rozë u zhvillua sot në Durrës duke e kthyer sportin në zë ndërgjegjësimi për luftën kundër kancerit të gjirit. Ngjyra rozë pushtoi pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës, ku volejbolli mbrëmjen e së premtes u bë pjesë e një mesazhi të rëndësishëm ndërgjegjësimi. Ndeshja mes Teutës dhe Skënderbeut nisi nën simbolikën e tetorit rozë, në shenjë solidariteti me gratë që përballen me kancerin e gjirit.