Nga zgjatja e orëve të qëndrimit në shkolla te rikthimi i kufizimit në rrjetet sociale. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një sërë masash për mbrojtjen dhe edukimin e të miturve, pas protestave të dhunshme në kryeqytet, ku u përfshinë shumë të rinj. I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, kreu i qeverisë njoftoi se duke nisur nga viti i ardhshëm, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17.00.