Kryeministri Edi Rama mori pjesë në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, ku u diskutua për ngjarjet e fundit dhe nevojën për një plan të përbashkët veprimi me Shoqërinë Civile dhe institucionet partnere ndërkombëtare. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te qasja e një pjese të shoqërisë ndaj dhunës në protestën e ditëve të fundit, duke deklaruar se ajo është relativizuar dhe justifikuar. Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, dhuna është paraqitur në publik, duke u shoqëruar me keqinformim dhe keqedukim.