Shqiptarët do tu drejtohen kutive të votimit më 9 Maj 2027 për zgjedhjet e pushtetit vendor. Kjo datë është dekretuar nga presidenti Bajram Begaj këtë të premte, pas konsultimeve me disa parti politike. Nuk morën pjesë partitë e opozitës. Subjektet e përfshira në konsultë thuhet në njoftimin e presidencës u treguan të hapur për secilën zgjidhje. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në takimin me presidentin javën e shkuar, sugjeroi datën 9 maj 2027, ditën e fundit të kalendarit, me arsyetimin se kjo datë jep më shumë kohë për masat zbatuese.