Dhoma e Avokatisë ka vendosur t’i japë fund bojkotit të seancave gjyqësore, i cili nisi më 8 shtator. Njoftimi u bë i ditur nga kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Avokatisë. Kështu duke filluar nga e Hëna, avokatët do të marrin pjesë në seancat gjyqsore. “Sot na u vu në dispozion vendimi i Administratives së Apelit dhe masa provizore është që bojkoti të pezullohej. Në këto kushte, ky organ vendimmarrës, i bëmë prezent gjithë situatën, përpjekjet tona për zgjidhjen e këtij konflikti dhe Dhoma e Avokatisë ka qenë që në ditët e para, kemi qenë dh ejemi që çdo gjë të zgjidhet me mirëkuptim e bisedime. U përdor autoriteti i karriges dhe sështë mirë që në këtë vend kaq të vogël të ndiqet me imponimin e autoritetit të karriges. Duke qenë përpara këtij realiteti, Këshilli i Përgjithshëm vendosi që në zbatim të këtij vendimi, të ndërpresë për shkak të ecurisë së këtij vendimi, të ndërpresë bojkotin duke filluar nga dita e hënë.