Kisha Katolike në Shqipëri ka përcjellë në Vatikan shqetësimet, zhvillimet dhe sfidat me të cilat përballet, në një takim të veçantë me Papa Leonin XIV. Ipeshkvijtë dhe administratorët dioqezanë shqiptarë janë pritur në audiencë private nga Ati i Shenjtë, gjatë vizitës periodike “Ad Limina Apostolorum”, që po zhvillojnë në Romë. Takimi, i cili zgjati më shumë se një orë, shërbeu për të paraqitur para Papës realitetin e Kishës Katolike në Shqipëri, gjendjen e komuniteteve besimtare dhe problematikat që shoqërojnë veprimtarinë e saj.