Dhoma e Avokatisë ka vendosur të ndërpresë bojkotin e seancave gjyqësore pas 52 ditësh. Lajmi u bë i ditur nga kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, i cili deklaroi se Këshilli Kombëtar i Avokatisë ka vendosur pezullimin e bojkotit, pas marrjes në dispozicion të vendimit të Gjykatës së Apelit.