“Mbajtja e një procesi të ri zgjedhor në një interval të shkurtër kohor pas zgjedhjeve të fundit përbën një sfidë të madhe”, ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ndërsa ka mbetur pak orë afat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Elezi është shprehur për KosovaPress, se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka buxhet të ndarë për organizimin e zgjedhjeve të mundshme në vitin 2026, pasi nuk ishin parashikuar zgjedhje te reja. Sipas Elezit, nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, një nga hapat e parë që do të ndërmarrë KQZ-ja është hartimi i një plani buxhetor për organizimin e tyre, i cili do t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës për miratim.