Komisioni Qendror I Zgjedhjeve ka nisur pwrgatitjet pwr organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Ndwrsa janw në pritje të vendimit për shpalljen zyrtare të datës së zgjedhjeve, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se të gjitha aktivitetet zgjedhore, përfshirë fushatën zgjedhore, do të organizohen sipas afateve të shkurtëra kohore. Sakaq, kryesuesi I KQZ, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se mendojnw qw data e zgjedhjeve të caktohet më 7 qershor.