Tre kongresistë amerikanë kanë dorëzuar një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO,. Në dokument ata argumentojnë se prania e Kosovës në aleancë është thelbësore për mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara në Evropën Juglindore.