Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për partitë politike në Kosovë, për mosdakordësinë e një figure unifikuese për kandidat për president të vendit, duke bërë që vendi të organizojë zgjedhjet e treta parlamentare në më pak se një vit e gjysmë. Blloku europian është shprehur se është urgjente që Kosova të forcojë dialogun ndërpartiak për të siguruar funksionimin efikas të institucioneve dhe për të mos humbur mundësitë që u sjellin përfitime qytetarëve, përfshirë dhe ato nga Plani i Rritjes.