Mesnatën e kësaj të marte, skadon afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, në të kundërt vendi shkon sërish në zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh. Seanca e jashtëzakonshme për presidentin, nisi mbrëmjen e së hënës, por pa pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës, të cilët bojkotuan procesin. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për presidente Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën. Votimi u zhvillua edhe pse në sallë nuk ishin të pranishëm së paku 80 deputetë, siç kërkohet nga legjislacioni në fuqi.