Top News – Kontrolle intensive policore/ Në pranga 11 shoferë, pezullohen 30 leje drejtimi
13/07/2021 18:41

Polcia Rrugore ka vijuar kontrollet intensive në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane për të shmangur aksidentet e mundshme rrugore. Gjatë 24 orëve të fundit, policia rrugore ka vënë në pranga 2 persona, për arsye se këta të dy i ofruan ryshfet punonjësve të policisë për të shmangur ndëshkimin për shkeljen e kryer. Falë telefonatave të qytetarëve, policia rrugore e Durrësit ka parandaluar një ngjarje të rrezikshme të mundshme rrugore. Në rrugën Maminas – Gjiri i Lalzit, një shtetas po kryente manovra të rrezikshme në rrugë ndërkohë që drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe për pasojë humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, për t’iu shmangur shërbimeve të Policisë. Policia Rrugore e Sarandës, nisur nga telefonatat e banorëve të një lagjeje se një drejtues mjeti sillte shqetësim duke xhiruar gomat gjatë orëve të vona të natës, ka ndaluar drejtuesin e mjetit, dhe e kanë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë të rinj dhe i pezulluan lejen e drejtimit për 1 muaj. Po në 24 orët e fundit janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithsej janë perzulluar 30 leje drejtimi, nga të cilat 17 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Falë kontrolleve intensive në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1mijë e 678 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Top Channel/Protesta e 126-të në Tiranë kalon nga Ministria e Arsimit thirrje për bojkotin e mësimit
03/10 23:35
Top Channel/ Helmohen fëmijët në Korçë. Nën hetim drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke
03/10 23:24
Top Channel/ SPAK thellon hetimet për Kayo. BKH sekuestron telefonat e Ron Yeffet dhe tre zyrtarëve
03/10 23:21
Top Channel/ Korabit i rikthehet Shqiponja. Nga maja e malit hiqen simbolet e Maqedonisë së Veriut
03/10 23:19
Top News-Video skandalet e VIP-ave, reagon ish banorja e Big Brother-Jetova me familjen e Adi Hilës…
03/10 22:40
Top Channel/ 126 ditë protestë, thirrje para Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria
03/10 22:09
Top Channel/ Rikthehet flamuri kuqezi në majën e Korabit, studentët largojnë simbolin maqedonas
03/10 22:06
Top News- Gjashtë fëmijë të kopshtit përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet se u helmuan
03/10 21:02
Top News- ‘Do kthej përkrenaren e Skënderbeut’. Kandidati për president në Austri premtim Shqipërisë
03/10 20:30
Top News – Çmenduri për një targë të personalizuar. Ankand online, çmimet nisin nga 6500 euro
03/10 19:45
Top News- Lirohet këngëtari fierak! Erind Xhaferrin e denoncuan vajza të mitura
03/10 19:30
Top News- Spak thellon hetimet për KAYO-n, sekuestrohen tre celularë, vijojnë kontrollet
03/10 18:22
Top News – Zvërneci e Sazani në ‘Pasqyrë Mirror’. Rama: Shumë shpejt edhe dosja e KAYO
03/10 17:25
Top News- “Do t’i bëj keq babait”, detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt/ Zbardhen dëshmitë
03/10 16:13
Top News – Maqedonia e Veriut, një hap larg negociatave. Ursula – Përfshini pakicën bullgare
03/10 16:12
Top News- Eli Fara thyen heshtjen, reagon këngëtarja pas skandalit të videove intime
03/10 16:09
Top Channel / “Turpi nuk më përket mua”, Eli Fara reagon pas publikimit të videove intime
03/10 15:19
Top Channel/ Protestë më 8 tetor/ Ndarja territoriale, Berisha mbledh aleatët e opozitës
03/10 15:13
Top Channel / Patate Shishtaveci, “vidhet marka”! Fermerët: Po groposim prodhimin
03/10 15:09
Top Channel / Kanabisi do mbillet, por me ligj! Miratohen rregullat. Fara të lejuara nga BE
03/10 15:06