Partitë politike në Kosovë janë të ndara për zgjedhjen e një kandidati konsensual për president të vendit. Ndërsa kanë mbetur edhe dy ditë afat kushtetues për zgjedhjen e shefit të shtetit, LVV nuk e përjashton mundësinë e daljes me një kandidat konsensual ndërsa PDK dhe LDK nuk ofrojnë një të tillë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress, se ekziston gatishmëri për të gjetur një zgjidhje por duhet vullnet nga të gjitha palët.