‘Nuk do t’I përgjigjem Albin Kurtit në një ftese për takim të dërguar përmes WhatsApp”, kështu ka deklaruar për mediat në Kosovë kreu I PDK, Bedri Hamza, teksa ka folur në lidhje me bisedimet për krijimin e institucioneve. Ai tha se komunikimi për çështje të tilla duhet të jetë vetëm zyrtar, dhe se ftesa për takim duhet të ketë përmbajtje të qartë.