Bashkimi europian do ti dhurojë 95.000 doza vaksinash nga Pfizer Pfizer/BioNTech, Kosovës, gjatë javeve në vijim. Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se shpërndarja e dozave të para në vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen “brenda një apo dy javësh” dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit.