Top News – E vrau në gjumë e qau në varrim/ Babai i Carolinë-s rrëfehet: Tani jetojmë për Lydia-n
17/07/2021 18:26

Duket e destinuar të mos shuhet lehtë tronditja që shkaktoi në greqi vrasja e Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopulos. Tani, e vetmja shpresë që i mban gjallë Susan dhe David Crouch, është mbesa e tyre, Lydia. Ndërsa Babis Anagnostopulos pret gjyqin për mbytjen e gruas së tij, ngushëllimi i vetëm i prindërve të saj, arsyeja për të cilën ata ngrihen cdo mëngjes është Lidia e vogël. Babai i Carolinëse, David tha për britaniken Daily Mail se e shoqja e trajton mbesën e tyre njësoj si Carolinën kur ishte fëmijë. “Ajo luan me të vazhdimisht kur është zgjuar dhe është vigjilente për tingullin më të vogël kur është në gjumë. Familja është e përqendruar në Lidia. Të gjithë tani zgjohen që në orën 6.30 në mënyrë që Susan të mund të vizitojë varrin e Carolinës para se të kthehet për të përgatitur ushqimin e parë të Lydia-s”, shprehet ai. 78 vjeç, një inxhinier në pension, shpjegon se si mbesa i mban ata larg dëshpërimit. “Prania e Lidias në shtëpi është një faktor lehtësues në të gjithë këtë tragjedi,’ tregon ai nga shtëpia e tyre në ishullin e largët grek Alonissos. ‘Por, unë nuk jam një djalë i ri dhe të gjithë jemi të vdekshëm. Kam një shqetësim të thellë se mund të mos jem në gjendje të mbështes Lidian në ato vite kur ajo mund të ketë nevojë më shumë. Qëllimi im i vetëm tani është t’i jap jetën më të mirë fëmijës së vajzës sime të mrekullueshme”. “Ne kemi një marrëdhënie të mirë me prindërit e Babis, veçanërisht nënën e tij', thotë ai. ‘Ajo telefonon pothuajse çdo ditë për të pyetur për Lydian dhe, natyrisht, është e lirë ta vizitojë sa herë që të dojë”, thotë David duke nënvizuar sidoqoftë se ai dhe bashkëhsortja kërkojnë që kujdestarinë ta kenë vetëm ata.

Top Channel/ “Do të ketë gjak”, Irani kërcënon Trumpi shënjestrohet në posterat e Teheranit
04/11 00:11
Top Channel/ Asnjë energji më shumë 127 miliardë euro shpenzime shtesë! Von der Leyen nge alarmin
04/11 00:09
Top Channel/ “Dridhuni, hajdutë e kriminelë!”, Magyar emëron prokurorin e ri në Hungari
04/11 00:07
Top Channel/ “Nuk kanë më nevojë për paratë tona”, Trump njofton ndërprerjen e ndihmës për Izraelin
04/11 00:06
Top Channel/ A po afrohet fundi i luftës? Melania Trump mbledh rusët dhe ukrainasit
03/11 23:58
Top Channel/ Pse u lejua treni me defekt të vazhdonte?! Tragjedia me 69 viktima tronditi Spanjën
03/11 23:57
Rusia dhe Ukraian takohen me 10 nentor, Merz: Nuk e braktisim Kievin
03/11 23:45
Alarme për bombë në 7 avionë, panik në qiejt e Europës
03/11 23:24
Top News-Votoi në 4 zgjedhje federale pa qenë shtetas amerikan, arrestohet në New Jersey italiani
03/11 23:00
Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03