Top News – Dridhja misterioze e Merkelit… / Juncker zbulon gjithçka: Ja çfarë më tha kancelarja
17/07/2021 16:20

Në vitin 2019 pati shqetësim për shëndetin e Angela Merkel, kur ajo u kap nga kamera teksa dridhej. Gjatë ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes së Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, imazhi i hekurt i kancelares së fuqishme gjermane u rrëzua. Gjatë himnit gjerman, Merkel filloi të dridhej në mënyrë të pakontrolluar. Kjo u përsërit edhe në raste të tjera. Përgjigja e enigmës është dhënë vite më vonë nga ish-Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker. Në një dokumentar të RTL, Juncker tregon atë që Merkel i rrëfeu atij. Kancelarja ishte shumë e shqetësuar pas incidentit të dytë. “Kam frikë se kjo do të ndodhë përsëri dhe përsëri”, i kishte thënë ajo Juncker. “Ishte shumë e turpshme për të që të ulej ndërsa priste vizitorë nga vendet e huaja. Megjithatë, arsyeja kryesore nuk ishte psikologjike ose mendore. Kjo grua punonte 17 dhe 18 orë në ditë, madje as burrat më me përvojë nuk mund ta përballonin këtë”, tha politikani. Merkel ka shërbyer si kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005 dhe do të largohet nga detyra në shtator të këtij viti. Ajo është etiketuar gjithashtu si udhëheqësja de-facto e Bashkimit Europian. Përpara largimit të saj si Kancelare, Merkel mbajti një konferencë të përbashkët shtypi të enjten me Presidentin e SHBA Joe Biden. Gjatë konferencës për shtyp, dyshja konfirmoi frikën e tyre ndaj agresionit në rritje të Rusisë.

Top Channel/ “Do të ketë gjak”, Irani kërcënon Trumpi shënjestrohet në posterat e Teheranit
04/11 00:11
Top Channel/ Asnjë energji më shumë 127 miliardë euro shpenzime shtesë! Von der Leyen nge alarmin
04/11 00:09
Top Channel/ “Dridhuni, hajdutë e kriminelë!”, Magyar emëron prokurorin e ri në Hungari
04/11 00:07
Top Channel/ “Nuk kanë më nevojë për paratë tona”, Trump njofton ndërprerjen e ndihmës për Izraelin
04/11 00:06
Top Channel/ A po afrohet fundi i luftës? Melania Trump mbledh rusët dhe ukrainasit
03/11 23:58
Top Channel/ Pse u lejua treni me defekt të vazhdonte?! Tragjedia me 69 viktima tronditi Spanjën
03/11 23:57
Rusia dhe Ukraian takohen me 10 nentor, Merz: Nuk e braktisim Kievin
03/11 23:45
Alarme për bombë në 7 avionë, panik në qiejt e Europës
03/11 23:24
Top News-Votoi në 4 zgjedhje federale pa qenë shtetas amerikan, arrestohet në New Jersey italiani
03/11 23:00
Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03