Top News – Bllokoi ngushticën e Kerchit/ Nato akuzon Rusinë se po ngre tensionet
17/04/2021 11:15

NATO-ja e akuzon Rusinë se po acaron tensionet, duke i cilësuar si “veprim i pajustifikueshëm” planet e Moskës për të kufizuar kalimet përmes Ngushticës së Kerçit në Detin e Zi. Në një deklaratë, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu tha se kufizimet duket se janë pjesë e një “tendence më të gjerë për destabilizim”. “Militarizimi në Krime, Detin e Zi dhe Detin Azov që vazhdon nga ana e rusëve, përbën kërcënim të vazhdueshëm për pavarësinë e Ukrainës dhe minon stabilitetin në rajon,” tha zonja Lungescu. “I bëjmë thirrje Rusisë të garantojë qasje të papenguar në portet ukrainase në Detin Azov dhe të lejojë lundrim të lirë”. NATO-ja, së bashku me SHBA dhe aleatë të tjerë perëndimorë, i kanë bërë thirrje Rusisë të zbusë tensionet në rajon, pasi Perëndimi ngriti shqetësime se Kremlini po dërgon përforcime e pajisje ushtarake shtesë në Krime. Komandanti kryesor i forcave amerikane në Evropë, Gjenerali Tod Ëolters, tha të enjten se ka “rrezik të ulët deri të mesëm” se Rusia do të ndërmarrë një lloj operacioni ushtarak ndaj Ukrainës në 1-2 javët e ardhshme. Ministria e jashtme e Ukrainës shprehu shqetësim të enjten lidhur me përpjekjet e Moskës për të mbyllur qasjen në Detin e Zi përmes Ngushticës së Kerçit. Kievi i akuzon anijet ruse se po përpiqen të mos lejojnë kalimin e anijeve ukrainase në Detin Azov. Agjencia ruse e lajmeve RIA njiftoi të premten se Moska ka në plan të pezullojë kalimet në Detin e Zi të anijeve të huaja dhe “anijeve të tjera shtetërore” duke filluar nga java e ardhshme dhe se kufizimet do të mbeten në fuqi për afro gjashtë muaj. Duke cituar një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, RIA tha se kufizimet nuk prekin Ngushticën e Kerçit, një pikë kritike tranziti për tregtinë rajonale.

Top Channel/ “Do të ketë gjak”, Irani kërcënon Trumpi shënjestrohet në posterat e Teheranit
04/11 00:11
Top Channel/ Asnjë energji më shumë 127 miliardë euro shpenzime shtesë! Von der Leyen nge alarmin
04/11 00:09
Top Channel/ “Dridhuni, hajdutë e kriminelë!”, Magyar emëron prokurorin e ri në Hungari
04/11 00:07
Top Channel/ “Nuk kanë më nevojë për paratë tona”, Trump njofton ndërprerjen e ndihmës për Izraelin
04/11 00:06
Top Channel/ A po afrohet fundi i luftës? Melania Trump mbledh rusët dhe ukrainasit
03/11 23:58
Top Channel/ Pse u lejua treni me defekt të vazhdonte?! Tragjedia me 69 viktima tronditi Spanjën
03/11 23:57
Rusia dhe Ukraian takohen me 10 nentor, Merz: Nuk e braktisim Kievin
03/11 23:45
Alarme për bombë në 7 avionë, panik në qiejt e Europës
03/11 23:24
Top News-Votoi në 4 zgjedhje federale pa qenë shtetas amerikan, arrestohet në New Jersey italiani
03/11 23:00
Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03