Top News – Ambasadori i SHBA në Beograd/ Kosova, pengesa kryesore për integrimin e Serbisë
26/04/2021 15:32

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të amerikës në Serbi, Anthony Godfrey, tha se pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane, qëndrimi mbetet i vazhdueshëm se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë. Ai vlerësoi se pengesa më e madhe e integrimit evropian të Serbisë mbetet çështja e pazgjidhur e raporteve me Kosovën. “Shtetet e Bashkuara mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe mbajnë të njëjtën linjë me të”, tha Godfrey, në një konferencë të mbajtur online me temën "Serbia, Ballkani Perëndimor dhe Integrimi Perëndimor në një kohë sfidash", organizuar nga organizata joqeveritare “Qendra për Politika e Jashtme” me mbështetjen e Ambasadës Amerikane. Godfrey tha se Serbia është një vend evropian por “ndikimi malinj” po e bllokon rrugën e saj evropiane. "Është në interesin e Shteteve të Bashkuara që Serbia të vazhdojë të zhvillohet si një vend modern evropian demokratik në paqe me fqinjët e saj, në mënyrë që të arrijmë qëllimet tona më të gjera rajonale", tha Godfrey. Procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka nisur në vitin 2011 me bisedimet për çështje teknike, ndërkaq në vitin 2012 kishte evoluuar në bisedime politike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, me përfaqësim të nivelit të lartë politik, ndërmjet kryeministrave dhe presidentëve të të dyja vendeve.

Top Channel/ Rusi-Ukrainë, pakt për naftën? Presioni i Trump zbut Zelenskyn
14/09 23:08
Top News- Fluturimi përfundon në tragjedi, avioni rrëzohet dhe shpërthen në flakë
14/09 23:00
Top News- “Dronët rus nuk na trembin”, NATO i tregon dhëmbët Putinit pas sulmit me dron
14/09 22:50
Top News- Korrupsioni e skandalet ‘zhytin’ Ukrainën! Zelensky sërish në hall, buzëqesh Putin
14/09 22:44
Top Channel/ Trump, ultimatum për “AI”, Presidenti amerikan kundër ngadalësimit të ritmit:Ide kineze
14/09 20:00
Top News- Bashkëpunimi me Kinën në AI/ SHBA paralajmëron Serbinë- Zgjidh partnerë të besueshëm
14/09 17:25
Top News- Ratko Mlladiç në PE/ Debat për lartësimin e ‘Kasapit të Bosnjes’ nga Serbia
14/09 16:27
Top Channel/ “Po afroheni pak si shumë me Kinën”, SHBA paralajmëron Serbinë: Kujdes me AI-n!
14/09 15:11
Top News – ‘Ulni ritmin e IA’. Deklarata e shefit të Anthropic shkakton ‘tërmet’ në bursa
14/09 14:05
Top News – Huthit të pandalshëm. Zgjerojnë territorin, sulmet saudite nuk i frenojnë dot
14/09 13:16
Top Channel/Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA, mister autori:Po shihen kamerat e sigurisë!
14/09 12:22
Top News – Putin sulmon trenin diplomatik. Boris Johnson dhe ish-kreu i CIA-s në shenjestër
14/09 12:19
Top News – E djathta ‘frikëson’ pushtetin. Gara në Suedi, e majta kryeson me diferencë minimale
14/09 12:14
Top Channel/ Më në fund një fitore, CDU merr Saksoninë e Poshtme: AfD del forcë e tretë!
14/09 12:10
Top News – Nafta mbi 108 dollarë për fuçi. Tensionet në Hormuz rrisin frikën për furnizimet globale
14/09 11:55
Top Channel/Sulmi rus pranë kufirit polak, shpëtuan “për fije” ish shefi i CIA-s dhe Boris Johnson!
14/09 11:37
Top Channel/ Mes goditjeve të Moskës, Trump kritikon Kievin: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse!
14/09 11:37
Top Channel/ Rusia godet trenin ukrainas afër Polonisë, evakuohet treni ku udhëtonte Boris Johanson
13/09 23:03
Top News- ‘Si të vrasë shokët e shkollës’, adoleshenti pyet ChatGPT…alarmohet FBI
13/09 15:39
Top Channel/ Mbyllet aeroporti në Lituani! Dronët alarmojnë Naton, Kushner: Vetëm një kusht për…
13/09 15:25