Kanadaja dhe Bashkimi Europian kanë njoftuar krijimin e një aleance të re strategjike, të quajtur “Aleanca për të Ardhmen”, me synimin për të thelluar bashkëpunimin ekonomik, tregtar, teknologjik dhe në fushën e sigurisë. Marrëveshja u bë publike gjatë samitit dyditor Kanada-BE, të zhvilluar në Montreal, ku morën pjesë kryeministri kanadez Mark Carney, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian António Costa.