Ukraina pritet të forcojë mbrojtjen ajrore me 500 raketa interceptuese “Patriot PAC-3”, pas miratimit të shitjes nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Marrëveshja kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve dhe financohet nga kontributet e Kanadasë, Gjermanisë dhe Norvegjisë, si dhe nga fondet e Bashkimit Europian për Ukrainën.