Nxënës dhe studentë protestojnë të premten në disa qytete italiane, duke kërkuar më shumë fonde për shkollat dhe mbështetje për strehimin, ndërsa forcat e sigurisë po përgatiten për përplasje të mundshme. Prej javësh, të rinjtë po protestojnë duke ngritur kampe me tenda dhe duke bllokuar shkollat për të bërë që kërkesat e tyre të dëgjohen, një lëvizje e ngjashme me ato që po shihen edhe përtej kufirit, në Francë.