Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10/2026 14:28

Në Francë, fatura për një trazirë së shpejti mund të paguhet nga ndihma për strehim e një familjeje. Disa njerëz në një turmë të dhunshme mund të detyrohen të paguajnë për dritare që nuk i kanë thyer kurrë. Senati i Francës miratoi masën, më pak se dy javë pasi protestat për koston e jetesës u shndërruan në trazirat më të rënda të vendit në vite, duke çuar në dëme të vlerësuara prej mbi 1 miliard eurosh. Brenda një fundjave, policia arrestoi gati 2,400 njerëz; autoritetet thonë se mijëra dyqane u plaçkitën ose u dëmtuan. Zjarri dogji bashkinë e shekullit të 19-të të Limoges. Dhe Franca nuk është vetëm: Në të gjithë Evropën Perëndimore, qeveritë po i drejtohen protestuesve, duke shënjestruar prindërit e tyre dhe aplikacionet që shpërndajnë thirrjet për të dalë në rrugë. Dhe mund të mos mbarojë këtu. Verifikuesi spanjoll i fakteve Maldita.es ka gjetur thirrje për protesta për Halloëeen në 46 qytete në të paktën nëntë vende evropiane. Disa kërkojnë plaçkitje. Zyrtarët thonë se qëllimi i masave të reja është të parandalohet trazirat e radhës dhe të paguhet për trazirat e fundit. Kritikët paralajmërojnë se zgjerimi i përgjegjësisë mund të ndëshkojë njerëzit që nuk kanë kryer dhunë dhe t'i bëjë të tjerët të kenë frikë të protestojnë. Në Francë, kushdo që me vetëdije bashkohet me një grup që përgatit dhunë mund të detyrohet të paguajë deri në 10,000 euro për atë që të tjerët shkatërrojnë. Kështu mund ta pësojë kushdo që qëndron me vetëdije pasi policia urdhëron një turmë të dhunshme të shpërndahet, për dëmet e shkaktuara më pas. Por mbledhja e këtyre parave është e vështirë. Shpesh shkelësit kanë pak para, cka i ka shtyrë ligjvënësit të shënjestrojnë një burim tjetër; paratë që shteti paguan për të ndihmuar familjet, përfshirë ato për strehim. Në Itali, kryeministrja Giorgia Meloni, ka dalë me moton “Chi rompe paga”, kush thyen, paguan. “Dhe nëse ai që thyen është i mitur”, thotë ajo, “paguajnë prindërit”. Këta të fundit përballen me gjoba deri në 1 000 euro, shumë që dyfishohet në rast përsëritjeje. Ata gjithashtu mund të detyrohen të paguajnë për dëmet e shkaktuara. Ndërsa organizimi i dhunës gjatë protestave, qoftë edhe në internet, dënohet me burg nga 4 deri në 12 vjet. Rrjetet sociale ndërkohë duhet të mbyllin llogaritë që nxisin dhunë.

Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Binance: Gjigandit të kriptomonedhave i vidhen 6.3 mld USD!
30/10 15:09
Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58
Top News – Putin: Jam gati për luftë…! Paralajmëron perëndimin: Nuk do të ketë asnjë fitues
30/10 13:57
Top News – Putin mbyll gazetën e fundit të pavarur / ‘Kremlini e vrau Novaya Gazeta-n pas 33 vitesh’
30/10 13:25
Top News – Banorët po vdisnin urie… / Nisen ndihmat drejt qytetit të pushtuar nga Rusia
30/10 12:14
Top Channel/ Greqia sfidon Turqinë në OKB! Mitsotakis kundërshton marrëveshjen detare me Libinë
30/10 12:06
Top News – Mjaft e provokuat Rusinë…! Pentagoni ‘këshillon’ evropianët: Zbusni retorikën
30/10 11:58
Top Channel/ Ishte nisur drejt Mekës, sauditët shkatërrojnë dronin: U lëshua nga Huthit në Jemen!
30/10 11:58
Top News – Ushtria e hakerave e Kim Jong un-it / Vjedh 6.3 miliardë dollarë nga Binance
30/10 11:50
Top News – Papa voton në zgjedhjet në SHBA / Hera e parë në historinë e Vatikanit, votim me postë
30/10 11:49
Top Channel/Bllokim motori, çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë: Pilotët u nxorrën gjallë!
30/10 11:10
Top Channel/ Italia sot në grevë, mijëra vetë rikthehen në sheshe: Milano “blindon” vitrinat!
30/10 11:08
Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43