Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10/2026 23:00

Qindra banorë të qytetit Oleshky, i cili ndodhet nën pushtimin rus në Ukrainë, janë evakuuar gjatë një armëpushimi të rrallë humanitar, të ndërmjetësuar nga Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump. Operacioni u zhvillua pas një marrëveshjeje mes autoriteteve ruse dhe ukrainase, duke mundësuar largimin e sigurt të civilëve nga një qytet i shkatërruar rëndë nga lufta. Për evakuimin u organizua me 25 autobusë, me kapacitet për të transportuar deri në 750 persona, si dhe ambulanca për banorët me vështirësi në lëvizje. Qytetarët patën një afat prej katër orësh për t'u larguar nga qyteti. Sipas përfaqësuesve të të dyja palëve, operacioni përfundoi pa incidente dhe me një organizim të mirë. Banorët e evakuuar fillimisht do të kalojnë në territorin e pushtuar nga Rusia dhe më pas do të transportohen drejt qytetit rus të Anapës. Prej andej, ata do të udhëtojnë me një avion qeveritar rus drejt Gomelit në Bjellorusi dhe më pas do të kalojnë me makinë në territorin ukrainas, në rajonin e Chernihivit. Armëpushimi, i cili konsiderohet ndër më të gjatët dhe më të përhapurit që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022, mundësoi edhe çminimin e rrugës që lidh qytetin me zonat përreth. Megjithatë, disa qindra banorë kanë vendosur të mos largohen, pavarësisht shkatërrimeve të mëdha dhe mungesës së gazit, energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm. Autoritetet ruse dhe ukrainase kanë shprehur dëshirën që operacione të tilla humanitare të organizohen edhe në të ardhmen, në mënyrë që civilët të kenë mundësi të largohen të sigurt nga zonat e prekura nga luftimet.

Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31
Top News- Çfarë ka ndryshuar në Serbi në pesë ditët e para pas fitores së Listës Studentore?
30/10 22:20
Top News- 1 milionë njerëz në sheshe, protestohet në 70 qytete, përleshje polici-protestues
30/10 22:10
Top News- “Allahu Akbar”, gjermania jep detaje për adoleshentin që sulmoi ambasadën izraelite
30/10 22:05
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Trump: Lufta në Iran ‘përfundon shpejt’ / Kërkon ‘garanci se nuk do ketë armë bërthamore’
30/10 15:32
Top News – Putin gati të flasë me Merz dhe Macron / Kremlini konfirmon: Zelenski nuk ka telefonuar
30/10 15:19
Top News – Qeveria britanike lëshon paralajmërimin / ‘Kushte të rrezikshme’, mjegulla mbulon Anglinë
30/10 15:16
Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Binance: Gjigandit të kriptomonedhave i vidhen 6.3 mld USD!
30/10 15:09
Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58