Serbia po përjeton ndryshimet e para politike dhe shoqërore pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit, ku ajo mposhti Partinë Përparimtare Serbe (SNS) dhe ish-presidentin Aleksandër Vuçië. Kjo fitore i dha fund 14 viteve të qeverisjes së SNS-së dhe partnerëve të saj të koalicionit, megjithëse Lista Studentore ende nuk e ka marrë zyrtarisht pushtetin, shkruan Radio Evropa e Lirë. Një nga ndryshimet më të dukshme është rihapja e Parkut të Pionierëve në Beograd, pranë Presidencës së Serbisë, ku për një vit e gjysmë kishte qëndruar kampi i mbështetësve të qeverisë, i njohur si “Qacilendi”. Pas shpalljes së fitores së Listës Studentore, tendat dhe rrethojat metalike u larguan, ndërsa qytetarët, së bashku me shërbimet komunale, nisën pastrimin dhe rikthimin e parkut në gjendjen e mëparshme. Banorët u shprehën të lumtur që mund të riktheheshin në një hapësirë publike, e cila kishte qenë e mbyllur për një kohë të gjatë.