Përleshje, zjarr dhe kaos! Kjo është situata në Italinë fqinje, e cila është përfshirë të premten nga greva e përgjithshme dhe protestat masive kundër qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni. Mobilizimi social u zhvillua në të gjitha qytetet dhe sheshet kryesore italiane, ku qindra mijëra qytetarë dolën nëpër rrugë, duke sjellë ndërprerje të shumta në transport dhe shërbime publike