Rusia priti këtë javë delegacione nga 48 vende dhe 22 krerë shtetesh afrikane, në një përpjekje propagandistike për të treguar se Presidenti Vladimir Putin, ka ende aleatë në botë. Por duket se lëvizja pati efekt të kundërt pasi Putin u duk tejet i vogël në krah të presidentit të mozambikut, i cili është 203 cm i gjatë, në një foto që u bë virale dhe u konsiderua poshtëruese për liderin rus.