Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10/2026 14:28

Xi Jinping ka përjashtuar një numër rekord zyrtarësh, si pjesë e një fushate për të spastruar “rreziqet e fshehta” nga brenda Partisë Komuniste Kineze. Janë spastruar rreth 33 anëtarë, përfshirë 16 nga ushtria, ndërsa presidenti kinez forcon kontrollin e tij. Zhang Youxia, gjenerali me gradën më të lartë në Kinë, u shkarkua gjithashtu pas një hetimi disamujor për korrupsion. Ma Xingrui, ish-sekretari i partisë në Xinjiang, shkarkimi i të cilit u konfirmua, është larguar nga të gjitha funksionet për shkak të akuzave për korrupsion, përfshirë nepotizmin, ryshfetin dhe pagesat për marrëdhënie seksuale. Zyrtarë të partisë thanë se Komiteti Qendror me në krye Xi Jinping, ka “eliminuar rreziqe të fshehta serioze brenda partisë, shtetit dhe ushtrisë”. Sipas tyre partia e ka kryer këtë spastrim sepse “preferon të zemërojmë mijëra njerëz, në vend që të zhgënjejë 1,4 miliardë të tjerë”. Anëtarët e partisë komuniste kineze u mblodhën këtë javë për plenumin – një takim i zyrtarëve të lartë që zhvillohet shtatë herë gjatë një periudhe pesëvjeçare. Ky plenum, i pesti nga shtatë gjithsej, shënoi numrin më të madh të karrigeve bosh në historinë kineze. Vetëm 279 anëtarë ishin të pranishëm në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin, një shifër më e ulët se 376 anëtarët e emëruar në komitet gjatë kongresit të fundit të partisë në vitin 2022. Kjo është hera e parë gjatë udhëheqjes së zotit Xi që numri i të pranishmëve bie nën 300. Që kur erdhi në pushtet në vitin 2012, Xi Jinping e ka bërë luftën kundër korrupsionit një shtyllë kryesore të udhëheqjes së tij, duke spastruar zyrtarë në të gjitha nivelet, përfshirë edhe ata që besohej se ishin të afërt me të dhe familjen e tij.

Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Binance: Gjigandit të kriptomonedhave i vidhen 6.3 mld USD!
30/10 15:09
Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58
Top News – Putin: Jam gati për luftë…! Paralajmëron perëndimin: Nuk do të ketë asnjë fitues
30/10 13:57
Top News – Putin mbyll gazetën e fundit të pavarur / ‘Kremlini e vrau Novaya Gazeta-n pas 33 vitesh’
30/10 13:25
Top News – Banorët po vdisnin urie… / Nisen ndihmat drejt qytetit të pushtuar nga Rusia
30/10 12:14
Top Channel/ Greqia sfidon Turqinë në OKB! Mitsotakis kundërshton marrëveshjen detare me Libinë
30/10 12:06
Top News – Mjaft e provokuat Rusinë…! Pentagoni ‘këshillon’ evropianët: Zbusni retorikën
30/10 11:58
Top Channel/ Ishte nisur drejt Mekës, sauditët shkatërrojnë dronin: U lëshua nga Huthit në Jemen!
30/10 11:58
Top News – Ushtria e hakerave e Kim Jong un-it / Vjedh 6.3 miliardë dollarë nga Binance
30/10 11:50
Top News – Papa voton në zgjedhjet në SHBA / Hera e parë në historinë e Vatikanit, votim me postë
30/10 11:49
Top Channel/Bllokim motori, çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë: Pilotët u nxorrën gjallë!
30/10 11:10
Top Channel/ Italia sot në grevë, mijëra vetë rikthehen në sheshe: Milano “blindon” vitrinat!
30/10 11:08
Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43