Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i është përgjigjur pyetjes nëse do ta pranojë Vjosa Osmanin si kandidate për presidente. I pyetur nga gazetarët, ai ka zgjedhur të heshtë, teksa koha për të dalë me një emër po përfundon. Afatai përfundimtar i kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit, skadon nesër, ndërsa Kurti i parapriu me një ofertë ndaj opozitës, duke i kërkuar të paraqisnin 3 kandidaturat e tyre, për të cilat do t’iu siguronte votat e nevojshme.