Top News – 300 mijë euro për vrasjen në Tiranë/ Flet i penduari për planin e tij të ekzekutimit
17/04/2021 22:04

Për vrasjen e Domart Konjarit më premtuan 300 mijë euro. Kjo është shuma e treguar nga i penduari i drejtësisë, Enver Jamaku, para hetuesve si shpërblim për ekzekutimin e Konjarit. Jamaku, dëshmia e të cilit çoi në pranga 9 persona, shpalli në kërkim disa të tjerë dhe zbuloi 20 baza armatimi në Tiranë, ka rrëfyer se vrasja e Konjarit ishte porositur nga Blendi Deda e Paris Prenga për hakmarrje. Sipas tij, arsyeja ishte fakti se Konjari kishte vrarë shokun e tyre, Devi Kasmi. Jamaku ka treguar me tej se i ishin vënë në dispozicion dy mina dhe dy pulte për to, me qëllim montimin në mjetin me të cilin lëvizte Konjari. Sipas rrëfimit, Jamaku ka vëzhguar për 1-2 muaj lëvizjet e një personi, që ia kishin identifikuar si Konjari përmes një fotoje, por asnjëherë nuk i ishte afruar. Për realizimin e krimit ai është ndihmuar edhe nga i afërmi i tij Ermond Jamaku. Sipas të penduarit, minat i kishin montuar kushëriri tek një “Mercedes” në rrugën “Siri Kodra” me të cilin mendohej se lëvizte Konjari. Jamaku ka treguar se kur personi ishte futur në makinë, Ermond Jamaku kishte mundur të shpërthente vetëm një minë, pasi tjetra nuk ishte aktivizuar, ndërsa personi që u plagos në ngjarje nuk ishte Konjari, por kunati i tij, Artion Bylyku. I penduari ka rrëfyer se porositësit ishin nervozuar nga mosrealizimi i vrasjes dhe se e kishin paguar vetëm 3 mijë euro.

Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50
Top Channel /Excluzive- Udhërrëfyesi i BE: Shqipëria mbyll negociatat më 2027! Po bëni progres
03/11 19:33
Top News-Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj/ Ndodhej prej ditësh në intubim në Spitalin e Traumës
03/11 16:52
Top News – Bie interesi për të ndërtuar në Palasë, shteti ofroi mijëra metër tokë, asnjë ofertë
03/11 16:43
Top News – Letra e Erion Veliajt për GJKKO: U rrëmbeva dhe transferova me urdhër të Ramës, hetoni
03/11 16:39
Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15
Top Channel/ Veliaj denoncon “rrëmbimin”. Kërkon hetim. GJKKO: Nuk kemi kompetencë
03/11 15:11
Top Channel/ Reforma e vonuar, kosto 228 mln euro. KLSH: Pengohet financimi i Planit të Rritjes
03/11 15:02
Top News – Pretendimet për votimin elektronik. Celibashi: Nuk mbahet nëse PD është kundër
03/11 14:09
Top Channel/ Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, dy makina përplasen mes tyre, plagoset një pasagjer
03/11 14:01
Top News – Vizita e Toni Gogut dhe transferimi. Avokati i Veliajt: Po shqyrtojmë kallëzimin penal
03/11 13:59
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier/ Berisha: Rama po bën gjithçka mos humbasë Tiranën
03/11 13:55