Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete një tip audi me nje kamionçin nga e cila kjo e fundit është goditur nga mbrapa nga mjeti tip audi dhe si pasojë e këtij aksidenti ka mbet i plagosur pasagjeri qe ndodhej ne audi i cili është trasportuar me ambulancë në spitalin e Lushnjes, ku po merr ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje po punon për shkaqet e këtij aksidenti