Gjykata e Posaçme nuk është njoftuar zyrtarisht nga Drejtoria e Burgjeve për transferimin e Erion Veliajt nga Durrësi në Fier. E vënë në dijeni nga letra e kryebashkiakut të Tiranës, ku ai pretendon se është transferuar me urdhër të Kryeministrit Edi Rama dhe në kundërshtim me ligjin, Gjykata e Posaçme shpalli moskompetencë për shqyrtimin e këtyre pretendimeve. Sipas GJKKO, shqetësimet e ngritura nga Veliaj duhet të adresohen te institucionet e tjera, ku një prej tyre është edhe vetë Prokuroria e Posaçme. Kjo mundësi po shqyrtohet nga avokati Plarent Ndreca dhe mbrojtësit ligjorë të kryebashkiakut.