Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, pasi premtonin viza e pasaporta shqiptare për shtetas të huaj, nga 1000 deri 1500 euro. Sipas policisë, të arrestuarit kanë gënjyer shtetasit e huaj, duke përfituar shuma parash në mënyrë të paligjshme. Operacioni “VISA” është zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.