Top Channel/ ”Në kohën e duhur”, SHBA shton praninë ushtarake në Gjermani
16/04/2021 19:52

Ndalesën e parë në Europë, sekretari i ri amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin e bëri në Berlin, ku ndaloi madje përpara se të vizitonte Nato-n në Bruksel, thotë DW. Ai sillte një lajm të shumëvlerësuar: Administrata Biden jo vetëm e përmbysi vendimin e Trumpit për të tërhequr një të tretën e ushtarëve, por perkundrazi, ka vendosur ta shtojë praninë ushtarake në këtë vend. Austin njoftoi se Amerika do të stacionojë edhe 500 ushtarë të tjerë "në mënyrë të përhershme" në Gjermani. Stacionimi do të bëhet që këtë vjeshtë në zonën e Wiesbadenit. Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i trupave amerikane në Gjermani arrin në 35.000 vetë. Gjatë 50 viteve të fundit, amerikanët kanë bërë investime të mëdha ushtarake në Gjermani, kryesisht në landet federale jugore. Në bazat ajrore të Spangdahlemit dhe në Ramstein, në Rheinland-Pfalz ata kanë kanë stacionuar madje një arsenal armësh bërthamore. Ndërsa janarin e 2020-tës, përpara vendimit tashmë të anuluar të Trumpit, sapo kishin nisur modernizimin e atyre bazave, me një investim prej gati gjysmë miliarde dollarësh. Administrata Biden i përmbahet kërkesës që edhe Gjermania të investojë për mbrojtjen dy përqind të produktit të brendshëm bruto. Po edhe qeveria gjermane e ka këtë synim, e vetëm këtë vit buxhetor, sic thotë DW, Gjermania po investon për ushtrinë 2.5 miliardë euro më shumë nga sa ishin parashikuar.

Top Channel/ “Do të ketë gjak”, Irani kërcënon Trumpi shënjestrohet në posterat e Teheranit
04/11 00:11
Top Channel/ Asnjë energji më shumë 127 miliardë euro shpenzime shtesë! Von der Leyen nge alarmin
04/11 00:09
Top Channel/ “Dridhuni, hajdutë e kriminelë!”, Magyar emëron prokurorin e ri në Hungari
04/11 00:07
Top Channel/ “Nuk kanë më nevojë për paratë tona”, Trump njofton ndërprerjen e ndihmës për Izraelin
04/11 00:06
Top Channel/ A po afrohet fundi i luftës? Melania Trump mbledh rusët dhe ukrainasit
03/11 23:58
Top Channel/ Pse u lejua treni me defekt të vazhdonte?! Tragjedia me 69 viktima tronditi Spanjën
03/11 23:57
Rusia dhe Ukraian takohen me 10 nentor, Merz: Nuk e braktisim Kievin
03/11 23:45
Alarme për bombë në 7 avionë, panik në qiejt e Europës
03/11 23:24
Top News-Votoi në 4 zgjedhje federale pa qenë shtetas amerikan, arrestohet në New Jersey italiani
03/11 23:00
Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03