Top Channel/Jehona e Dua Lipës/BBC dhe The Guardian shkruajnë për marrjen e nënshtetësisë së Kosovës
03/08/2025 11:58

Mediat britanike, mës të cilave BBC dhe The Guardian, i kanë bërë jehonë lajmit se ylli i muzikës pop, Dua Lipa, teksa mori nënshtetësinë e Kosovës deklaroi se "ndjehet sikur të dyja anët e mia tani janë një". Këngëtarja e lindur në Londër nga prindër shqiptarë nga Kosova, jetoi për një kohë të shkurtër që nga mosha 11 vjeç në kryeqytetin Prishtinë, kur prindërit e saj u kthyen pasi Kosova shpalli pavarësinë. Mediat britanike theksojnë se presidentja Vjosa Osmani tha se ishte një "nder" që t'i jepej nënshtetësia Dua Lipës, duke e cilësuar atë si "një nga figurat më ikonike kulturore në historinë e Kosovës". Dua Lipa shpesh ka folur për dashurinë e saj për Kosovën dhe ka krijuar një organizatë bamirësie që përqendrohet në ndihmën e komuniteteve vulnerabël atje. Popstari aktualisht ka nënshtetësinë britanike, shqiptare dhe tashmë atë të Kosovës. Ajo mori nënshtetësinë shqiptare në vitin 2022 për promovimin e vendit përmes muzikës dhe famës së saj. “Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me arritjet e saj dhe duke u bërë frymëzim për miliona njerëz në të gjithë globin”, citon gazeta britanike The Guardian presidenten e Kosovës, Osmani që i dha Dua Lipës nënshtetësinë.Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Top Channel/ Pezullohet prokurorja e Pejës. Masa pas vrasjes së paralajmëruar e Arlinda Zekajt
29/10 15:25
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, shpërthejnë protestat në Kosovë
28/10 22:08
Top News – Vrasja makabre e Arlinda Zekajt/ Ngrihet në këmbë Kosova, kërkohet dorëheqja e minsitrave
28/10 18:45
Top Channel/ Kapet në Deçan i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, Kurti do raport për dështimet
28/10 12:48
Top News – Vrau kunatën me sëpatë. Kosovë, arrestohet pas tre ditësh arrati autori i dyshuar
28/10 10:20
Top Channel/ Burg ish-bashkëshortit të Arlindës, Kunati i dyshuar për vrasjen ende në arrati
27/10 19:55
Top News- Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë/ Gjykata i cakton 1 muaj paraburgim ish-bashkëshortit
27/10 19:20
Top News-‘Nuk presim ndryshime në qasjen e Serbisë’/Haxhiu: Regjimet autoritare duhet të ndëshkohen
27/10 18:33
Top News- ‘Dialogu me Kosovën do të vazhdojë’/ Lista Studentore flet për politikën e jashtme
27/10 17:48
Top News – Asnjë gjurmë nga vrasësi i Arlinda Zekajt. Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë
27/10 11:57
Top Channel/ Vrasja e gruas, mblidhet parlamenti në Kosovë, opozita kërkoi dorëheqje masive
26/10 19:55
Top Channel/ 49-vjeçaren e vret kunati në Pejë, 3 ditë më parë kishte bërë denoncim për dhunë
26/10 12:51
Top News – ‘Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi’/ Letra e dytë që e gruas së vrarë, ‘furtunë’ reagimesh
26/10 12:21
Top News – Vrasja e Arlinda Zekajt. Kryeprokurori kërkon raport të detajuar për rastin
26/10 11:52
Top News – ‘Kjo është shpresa ime e fundit’. Letra që paralajmëroi krimin në Pejë, nisin hetimet
26/10 11:46
Top News-Rikthimi i ligjit të Speciales përçan PDK. Deputeti nismëtar kundër-Drafti s’ka asnjë gabim
24/10 14:06
Top News- Betohen 515 ushtarë të rinj/ Albin Kurti: Liria është amanet, mbrojtja e saj përgjegjësi
23/10 20:00
Top News- Thellohet deficiti tregtar në Kosovë / Arriti në 534 milionë euro për muajin shtator
23/10 15:28
Top News- Kthehet ligji për Specialen/ Presidentja Shiroka-Pula pranon kërkesën e PDK-SË
22/10 20:00
Top Channel/ Veprimi i bujshëm! Presidentja e Kosovës rikthen ligjin për Specialen
22/10 19:47