Top Channel/ Incidenti në Fier, Mehmetaj: Kemi paguar kontratë qiraje! Kërkojmë rikthimin e tij
21/04/2021 12:01

Ndërsa për pak ditë shqiptarët do u drejtohen kutive të votimit, incidentet elektorale vazhdojnë të pasojnë njëra tjetrën. Në Fier vendosja e një baneri të LSI në bulevardin kryesor të qytetit, ka sjellë përplasjen e kandidatëve të kësaj force politike me policinë. Kandidatja për deputete e LSI-së, në Fier, Kejdi Mehmetaj ka treguar se partia e saj ka lidhur një kontratë qiraje për ta mbajtur subjektin ku ishte vendosur baneri si zyrë elektorale. Mehmetaj tha se heqja e banerit është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, pasi nuk duron dot që të shohi LSI. Mehmetaj: Kemi lidhur një kontratë noteriale për ta mbajtur ambientin si zyrë elektorale. Është një kontratë me një subjekt privat. Sipas përcaktimit të kodit zgjedhor nëpërmjet një kontrate qiraje, ne kemi marrë me qira ambientet e godinës, kemi vendosur brenda të gjitha parametrave ligjorë banerat tonë propagandistikë. Na ka ardhur një shkresë nga bashkia, ku ne i kemi kthyer përgjigje ku materialet që kemi vendosur janë në përputhje me ligjin. Por këta kanë marrë disa shkallë, as kanë lajmëruar njeri, e hoqën banerin duke e grisur. Kryeministri e ka alergji LSI-në edhe një baner e tmerron. Nxjerr punonjës t bashkisë që pa lajmëruar askërkënd dhe si hajduta shkojnë dhe marrin shkallët.

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15