Top Channel/ E premtja e “gjakosur”. Katër aksidente, tre viktima brenda një dite
10/03/2023 22:09

Vetëm këtë të premte ka pasur tre viktima dhe dy të plagosur nga pesë aksidente të ndryshme në Durrës, Kavajë, Korccë, Fier dhe Lezhë. Mesditën e së premtes një betoniere përplasi në një nga rrugët e Durrësit 71 vjeccarin Neshit Lufta, i cili po lëvizte në rrugë me biçikletë. Aksidenti ndodhi pak metra larg spitalit rajonal, por përplasja ka qenë fatale dhe i aksidentuari humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ndaloi drejtuesin e betonierës, 58-vjeçarin Petrit Pasha nga Durrësi. Një tjetër aksident rrugor me pasojë vdekjen u regjistrua në vendin e quajtur Përroi i Rikajt, pranë varrezave në qytetin e Kavajës, ku një 30-vjeçare humbi kontrollin mbi automjetin tip “Volksvagen Golf” që drejtonte dhe përfundoi në kanal. Ndërkohë në Korccë, një aksident ka ndodhur në aksin Korcë - Pogradec afërsi të fshatit Lumalas. Mjeti përplasi një këmbësor rreth të 50-tave që po kalonte ne anë të rrugës. I plagosuri humbi jetën rrugës për në spitalin e Korcës ndërsa autori i aksidentit u largua nga vendngjarja. Ndërkohë një aksident tjetër ndodhi në Shëngjin, ku një vajzë e mitur afgane u përplas nga një automjet duke ecur në rrugë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autori gjithashtu u largua nga vendngjarja. Gjithashtu në Fier në lagjen “Sheq i Madh”, një automjet goditi një 60 vjeçar që po ecte me bicikletë. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Vdekjet nga aksidentet vazhdojnë të rriten, ndërsa çdo vit në rrugë humbin jetën dhjetëra persona për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Shumica e shkeljeve ndodhin si pasojë e sjelljes së drejtuesve të automjeteve, por në rritje, sipas ekspertëve rrugorë, janë dhe shkeljet nga ana e këmbësorëve.

Top News – Rama: Zgjatet orari i shkollës. ‘Konsultime për kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët’
30/10 21:10
Top News – Bilanci i protestave të dhunshme. Demo: U lënduan 347 persona, autorët para ligjit
30/10 20:10
Top Channel/ Bllokohet Lotaria Amerikane, Gjykata e Apelit në SHBA pezullon regjistrimet
30/10 19:55
Top Channel/ Protesta për Arlinda Zekajn, përplasje me policinë në Prishtinë e Pejë
30/10 19:52
Top Channel/ Shqiptarët votojnë më 9 maj, Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale
30/10 19:48
Top Channel/ Avokatët i japin fund bojkotit, Haxhia: 250 mln lekë gjoba, ndjekim rrugën ligjore
30/10 19:46
Top Channel/ Rama zbulon masat për fëmijët: Shkollë deri në 17:00. Kufizim rrjeteve sociale
30/10 19:45
Top Channel/ Zyrtarë e biznesmenë! Kush janë 31 të pandehurit e dosjes “Balluku” (EMRAT)
30/10 19:43
Top News – Merr fund bojkoti i avokatëve. Haxhia- Nga e hëna rikthehemi në gjyqe
30/10 18:56
Top Channel/ Lufta kundër kancerit të gjirit/ Ngjyra rozë ‘pushton’ pallatin e sportit në Durrës
30/10 18:44
Top Channel/ Rama: Bonusin e bebeve do ta transformojmë në një mbështetje të përmuajshme
30/10 18:07
Top Channel/’Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të natyrës së rrezikshme’,Rama: Kam mesazhe…
30/10 18:06
Top Channel/ ‘Ata fëmijë kanë nevojë për ndihmë’, Rama flet për dhunën në protestë: Ti kthejmë…
30/10 18:01
Top Channel/ Protestat në Tiranë, ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë konferencë për shtyp
30/10 16:44
Top Channel/ Hita thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës: Përgjegjësit për dhunën të përballen me ligjin
30/10 16:41
Top Channel/ Hita apel prindërve: Kujdes me fëmijët dhe shmangni personat e dhunshëm pranë…
30/10 16:24
Top Channel/ ‘Përgjegjësi penale për organizatorët’, Demo: Nëse ka dhunë ndaj biznesit apo…
30/10 16:23
Top Channel/ Demo konferencë për shtyp:Garantojmë të drejtën për të protestuar, 269 të mitur janë…
30/10 16:16
Top News – Presidenti Bajram Begaj dekreton datën. Zgjedhjet vendore do të mbahen në datën 9 maj
30/10 15:40
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39