Top Channel/ Arrestohet kreu i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj: Përplasje me policinë malazeze!
04/11/2022 21:52

Një përplasje me policinë ka bërë që Kryetari i Alternativës Shqiptare, njëherazi kreu i Komunës së Tuzit në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj, të përfundojë në pranga. Siaps gazetës “Vijesti’, Gjeloshaj u arrestua në vazhdën e një përplasjeje verbale me policinë malazeze. Nga Drejtoria e Policisë nuk kanë dashur të komentojnë ngjarjen, por thanë se masat dhe veprimet policore janë në vazhdim e sipër, pas së cilës do të lëshojnë një deklaratë. Majin e një viti më parë, Gjeloshaj iu ankua Shteteve të Bashkuara për diskriminim nga ana e qeverisë malazeze. Ai thoshte atëherë se diskriminimi po ndodhë për faktin se, kjo komunë është me shumicë shqiptare, dhe se atë e qeverisin partitë shqiptarë në bashkëpunim me partinë boshnjake. “Masat e marra ndaj nesh ishin të ngjashme me ato të përdorura nga ish presidenti jugosllav, Sllobodan Milloshevic, shprehej zyrtari shqiptar, duke shtuar se Milloshevici përdorte shtypjen, ndërsa qeveria, rraskapitjen ekonomike ndaj shqiptarëve në mënyrë që ata të mos arrijnë të zhvillohen. Në Malin e Zi, vazhdon të jetë në detyrë qeveria e Dritan Abazovicit pas mocionit të mosbesimit që Parlamenti votoi ndaj ekzekutivit në gusht të këtij viti. Abazovic, që udhëheq Lëvizjen URA, fillimisht pati një qëndrim më pro-perëndimor, por nisi të ndiqte një politikë më pro-serbe kur erdhi në pushtet përmes ndryshimit të koalicionit qeverisës në prill. Në gusht, ai nënshkroi një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe që nuk njeh identitetin e Malit të Zi si shtet i veçantë, dhe kjo i kushtoi mbështetjen në parlament.

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15