LVV dhe LDK, nuk ka marreveshje. Kurti dhe Mustafa do takohen serish
11/12/2019 19:41

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, as sot nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje. Më shumë se një orë ka zgjatur takimi në mes liderit të VV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa, e krejt çka të dy ata janë marrë vesh është intensifikimi i takimeve deri në arritjen e marrëveshjes finale. Pas përfundimit të takimit, zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa, ka thënë se të dy liderët janë pajtuar që të intensifikojnë takimet në ditët në vijim. “Takimi në mes të dy liderëve të LDK-së dhe të VV-së që ka filluar në orën 17.00 tanimë ka përfunduar, të dy liderët z.Mustafa dhe z.Kurti janë pajtuar që të intensifikojnë takimet në ditët në vijim deri në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të dy partive tona”, tha ai. Mustafa nuk ka dhënë detaje nëse mos pajtimet kanë të bëjnë për ndarjen e postit të presidentit për të cilin insiston LDK. “Këto janë informatat e vetme që kam nga dy liderët, kaq jam i autorizuar t’iu informoj sot. Besoj që shumë shpejt, nëse jo nesër, pasnesër apo në momentin e parë që lejon agjenda e dy liderëve. Por, siç thash jemi pajtuar që t’i intensifikojmë takimet pothuajse çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, tha ai. Kujtojmë se të dy partitë nuk janë takuar që nga e hëna e javës së kaluar, kur edhe kishin filluar deklarimet se LDK po insiston të marrë postin e presidentit, për të cilën nuk po pajtohet Lëvizja Vetëvendosja. Ndryshe, sot presidenti i vendit Hashim Thaçi, e ka thirrur mbledhjen për konstituimin e Kuvendit të Kosovës për datën 24 dhjetor./M.Duraku/kosovapress

Top Channel/ Përshkallëzon protesta në Kosovë, deputetët “ngujohen” në Kuvend
05/10 23:48
Top News- Deputeti “fluturon” në ajër, përleshje mes protestuesve e policisë në Kosovë
05/10 22:33
Top Channel/ Vtohet ligji për Specialen, propozohen dënime deri në 15 vjet dhe vuajtja në Kosovë
05/10 20:22
Top Channel/ Tensionohet situata në Kosovë, flakë dhe gaz lotsjellës, hiqet gardhimin rrethues
05/10 20:20
Top Channel/Digjet koshi i mbeturinave,policia nxjerrë deputetët nga ambientet e Kuvendit të Kosovës
05/10 20:19
Top Channel/ Tensione mes protestuesve dhe policisë në Kosovë, përdoret sprej piper ndaj tubuesve
05/10 19:34
Top Channel/ Bllokohet rruga “UÇK”, Policia e Kosovës merr masa në rast përshkallëzimi të protestës
05/10 18:57
Top Channel/ Tensionet në protestën para Kuvendit të Kosovës, protestuesit bllokojnë hyrje-daljet
05/10 18:45
Top Channel/ Protestuesit në Kosovë bllokojnë të gjitha hyrje-daljet e Kuvendit dhe Qeverisë
05/10 18:32
Top News- Miratohen tri marrëveshje me BE/ Votohet dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
05/10 17:26
Top News – Çfarë ndryshon te ‘Specialja’. Nga juridiksioni, te krimet dhe deri te dënimi maksimal
05/10 17:13
Top News – Votohen në parim ndryshimet për Specialen/ Kurti: Për UÇK s’mund të ketë gjyq
05/10 13:45
Top News- Zgjedhja e presidentit/ Kurti paralajmëron takim me kreun e PDK
05/10 13:44
Top Channel/ “Nuk dalin pa miratuar Specialen”, protestuesit bllokojnë hyrjet e Kuvendit të Kosovës
05/10 10:40
Top News- Rrethohet Kuvendi i Kosovës / Protestuesit ‘izolojnë’ deputetët për ligjin e speciales
05/10 10:18
Top News – PDK kërkon Ligjin për Specialen / Mbledh organet drejtuese pas takimit me Kurtin
04/10 15:12
Top News – LDK dhe PDK në lojën e Kurtit / ‘Vetëm Aleanca qëndroi drejt’, reagon nënkryetari
04/10 15:05
Top News – Edhe tre ditë kohë për Presidentin…Kosova në limite, afati kushtetues drejt përfundimit
04/10 15:04
Top News – Vuçiç po përdor Kosovën si levë / Eksperti: Serbia dhe Rusia me strategji të njësuar
04/10 14:54
Top Channel/ “Aprovoni ligjin për Specialen”. 18 ditë protesta në Prishtinë kundër Hagës
03/10 23:26