E martë, 01 Mars 2022
17:47
Zyrtari i lartë amerikan: Rusia lëshoi mbi 400 raketa

Mbi 400 raketa janë lëshuar nga Rusia mbi Ukrainë që prej të enjtes, ditës së parë të pushtimit.

17:42
Sozia nga Polonia dikur paguhej për të qenë Vladimir Putin: Tani trembem për sigurinë time (fotot)

Një sozi thuajse i padallueshëm i Vladimir Putin pranon së fundmi se trembet për sigurinë e tij që prej nisjes së sulmit të përgjakshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

17:41
Zyrtari amerikan: Rusia lëshoi 400 raketa drejt Ukrainës

Zyrtari i lartë i mbrojtjes amerikane tha këtë të martë se drejt Ukrainës janë lëshuar më shumë se 400 raketa ruse.

17:38
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 139 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 2,030 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 139 qytetarë, në këto bashki:

17:35
Athinë/ Qytetarët protestojnë në mbrojtje të Ukrainës

Mijëra banorë të Athinës dolën mbrëmjen e së martës në protestë kundër luftës në Ukrainë.

17:32
“Nuk u intereson se kush je ti, grua, fëmijë apo e moshuar! Do të të vrasin ”/ Missi nga Ukraina rrëfen situatën e rëndë

Në emisionin “Shqipëria Live ”u rikthye tema e luftës Rusi-Ukrainë, e cila është në qendër të vëmendjes këto ditë në mbarë botën. Në një lidhje Live me Miss-in nga Ukraina u diskutua se si është gjendja aktualisht atje dhe si po vijonte situata.

17:27
Rusia po përgatitet të justifikojë ndërhyrjen e trupave bjelloruse në Ukrainë

Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Ukrainës këtë të martë deklaroi se Rusia po përgatit një provokim, për të justifikuar futjen e trupave bjelloruse në luftë.

17:27
Zelenskiy i kërkon ndihmë NATO-s: Ndaloni forcat ajrore ruse!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy i kërkoi anëtarëve të NATO-s të vendosin një zonë ndalim-fluturimi për të ndaluar forcat ajrore ruse.

17:25
Borë në Llogora/ Rruga e kalueshme me goma dimërore ose zinxhirë

Temperaturat e ulëta kanë rikthyer këtë fillim marsi reshjet e dëborës në Llogora.

17:23
Kiev-Bombardohet kulla e transmetimeve televizive, 5 viktima

Një avion rus ka bombarduar kullën ikonike të Kievit që shërbente për transmetimet televizive, duke lënë pas 5 viktima.

17:17
Miqësia e Putin me Steven Seagal, mes arteve marciale dhe pikturës, bën aktorin të quajë presidentin ‘vëlla’ (fotot)

Me përshkallëzimin e pushtimit të Ukrainës, miqësia e pazakontë e presidentit rus Vladimir Putin me aktorin amerikan Steven Seagal ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave.

17:15
FOTOT E DITËS/ Nga nëna që lë vendin bashkë me tre fëmijët te i mituri i sëmurë që përqafon babanë mes bombardimeve

E gjithë bota është tronditur nga pushtimi rus në Ukrainë, ndërsa qindra mijëra ukrainas kanë lënë vendin e tyre për t’u shpëtuar bombardimeve.

17:13
“Duhet të ndaloni pyetjet për luftën, nuk jam politikan”, Tuchel acarohet në konferencë

Vëmendja në këto momente është e gjitha e zhvendosur tek lufta që po ndodh në Ukrainë, ku Rusia ka dërguar trupat ushtarake duke shkaktuar dëme të mëdha edhe në aspektin njerëzor.

17:09
Video/ “Fashistë! Pse doni të na qëlloni, ne nuk kemi armë”/ Ukrainasit i dalin para autokolonës ruse

Një video e postuar në twitter tregon civilët në qytetin juglindor të Ukrainës, Melitopol, duke u përballur me trupat dhe automjetet ushtarake ruse.

17:07
Çmimi i naftës thyen rekord në SHBA, rritet me 7% për herë të parë pas 7 vitesh

Çmimi i naftës në SHBA u rrit me 7% këtë të martë, duke shkuar në 102 dollarë për fuci, për herë të parë në më shumë se shtatë vite.

17:04
“Jemi me ty”/ Serbët e Malit të Zi, marshim pro Putinit

“Serbët në Mal të Zi, rusët në Ukrainë”. Me thirrje të tilla, tubues serbë kanë dalë në rrugët e disa qyteteve malazeze, në një marshim që synon të përcjellë mbështetje për agresionin ushtarak rus në Ukrainë.

16:53
CNN: Njerëzit që po ikin nga Ukraina po sëmuren, kanë pritur në radhë për ditë të tëra

Njerëzit që ikin nga dhuna në Ukrainë kanë pritur në radhë prej ditësh për të hyrë në Poloni, raporton korrespondentja e CNN, Arwa Damon.

16:53
BE, voton sot për Ukrainën si vend kandidat/ Zelensky: Ne e treguam veten, tregojeni dhe ju!

Me ritme proceduriale të paimagjinueshme në kushte të tjera, Parlamentin Europian voton pasditen e sotme për t’i dhënë Ukrainës zyrtarisht statusin e vendit kandidat për në BE, duke i hapur rrugën e pranimit në bllok.

16:52
SHBA kërkon largimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, hodhi idenë e largimit të Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

16:50
Kujdesjet për 45 macet e saj detyrojnë vajzën të punojë si prostitutë: Kushtojnë mijëra paundë në muaj (fotot)

Një ish-vajzë takimesh me pagesë në Britani thotë se duhet të punonte në industrinë e seksit për t’u kujdesur për 45 macet e saj te mbledhura nga rruga.

16:45
Lavrov: Nuk mund të lejojmë që Ukraina të grumbullojë armë bërthamore

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Çarmatim në Zvicër se është koha që armët bërthamore amerikane që gjenden në Europë, të kthehen andej nga erdhën.

16:44
Aparatura e re DEXA edhe në Poliklinikën Qendore në Tiranë, Manastirliu: Rrisim gamën e ekzaminimeve në shërbimin shëndetësor publik

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka vizituar sot Poliklinikën Qendrore në Tiranë, ku është instaluar një prej katër aparaturave DEXA për matjen e densitetit kockor, aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë, të instaluara për herë të parë në shërbimin shëndetësor publik.

16:39
Video- stacioni trenit në Kiev, ulërima dhe panik

Kjo video nga një stacion treni në Ukrainë tregon dyndjen e madhe të qytetarëve në tentativë për t’i shpëtuar luftës.

16:38
Rusët lëshojnë bomba vakumi: Tmerri që i plas njerëzve mushkëritë dhe shkrin trupat!

Rusia po akuzohet se ka sulmuar ukrainasit me bomba thërrmuese dhe bomba vakumi, armë këto të dënuara me forcë nga një organizatash ndërkombëtare.

16:37
U mor peng! Oficeri rus shkëmbehet me pesë ushtarë ukrainas

Rajoni verilindor i Ukrainës, Sumy, shkëmbeu një oficer rus të marrë peng, me pesë ushtarë të Ukrainës.

16:34
“Ligji është i barabartë për të gjithë”, Anila Hoxha: Të kapur në afera korrupsioni në të njëjtin hetim, por njëri qëndron në burg dhe tjetri jo

Gazetarja Anila Hoxha thotë se gjyqtarja Enkeleida Hoxha dhe kardiokirurgu Edvin Prifti ishin dy persona që iu dolën emrat në afera korrupsioni gjatë të njëjtit hetim, por sipas saj, qasja e drejtësisë dhe fatet e tyre, ishin krejt ndryshe.

16:33
Foto-Lajm/ Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e lirisë” mesazh paqeje për Ukrainën

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e lirisë” janë bashkuar për të përcjellë mesazhin kundër luftës në Ukrainë.

16:15
Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022/ Veliaj pret në zyrë përfaqësuesin e Rajonit të Pulias

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrë përfaqësuesin e Rajonit të Pulias, Alessandro Delli Noci, me të cilin bisedoi për çështjet e zhvillimit ekonomik si dhe firmosën një marrëveshje, në vijim të “Tirana, kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, për mbështetjen e shumë prej nismave kreative të të rinjve.

16:14
Punonjësja e shtëpisë së kujdesit gjykohet për marrëdhënien seksuale me 17-vjeçarin, veshjet ‘e papërshtatshme’ në punë (fotot)

Një punonjëse e re në një shtëpi kujdesi për fëmijët vinte në punë me veshje provokuese dhe kishte nisur një marrëdhënie seksuale me një djalë 17 vjeçar, u tha sot në gjyqin e saj në Britani.

16:09
Putini goditet ku nuk e pret/ Pasuritë ia merr Perëndimi, asetet konfiskohen, jo ngrirje

Ligjvënësit amerikanë marrë disa informacione të klasifikuara rreth situatës në Ukrainë nga zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe ata të inteligjencës, e në mesin e këtyre të dhënave ka edhe afate kohore të mundshme për rënien e Kievit dhe qyteteve tjera ukrainase.

16:08
Ministri turk i Mbrojtjes telefonon homologun rus: Armëpushim urgjent!

Ministri truk i Mbrojtjes, Hulusi Akar i ka kërkuar homologut të tij rus, Sergei Shoigu, që lufta të mbarojë urgjentisht, për arsye humanitare.

15:59
“Jemi të bashkuar”/ Von der Leyen: Për herë të parë po përdorim buxhetin për pajisje ushtarake

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbajti një fjalim në Parlamentin Europian këtë të hënë, ku shprehu angazhimin e bllokut për të ndaluar pushtimin e Putinit në Ukrainë.

15:55
Nesër ndeshjet e superiores/ Teuta përballet me Tiranën, Partizani ndaj Kukësit

Java e 23-të e Abissnet Superiores do të luhet në këtë mesjavë me ndeshjet e së mërkurës, ku Teuta kampionia në fuqi do të presë Tiranën në “Elbasan Arena”.

15:49
Nesër asambleja e FSHF-së/ Duka do të kërkojë shtyrje për zgjedhjet

Ditën e mërkurë do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Futbollit me ndryshime sa i i përket rendit të ditës të miratuar nga Komitetit Ekzekutiv në muajin janar.

15:43
Dëshmia e Bashës për “Toyota Yaris”, kreu i PD-së nuk ua tregoi belgëve burimin e denoncimit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk u ka treguar prokurorëve belg se ku e gjeti informacionin mbi të cilin bëri denoncimin për milionat që u bllokuan në portin e Durrësit në skandalin e njohur me emrin “Toyota Yaris”.

15:43
“Jemi me ju”/ Britania dërgon ndihma mjekësore në Ukrainë

Britania e Madhe ka dërguar dhjetëra mijëra sende mjekësore në ndihmë të Ukrainës, e cila po përballet nga sulme të vazhdueshme ruse.

15:39
Finlanda debaton sot anëtarësimin në NATO megjithë kërcënimin e Rusisë një ditë më parë (fotot)

Finlanda pritej sot të debatonte anëtarësimin në NATO me përfaqësuesit e aleancës ushtarake, megjithse si vend kufitar me Rusinë kishte ruajtur deri tani neutralitetin dhe një ditë më parë ishte paralajmëruar për të kundërtën nga Moska.

15:30
Festa e Ditës së Verës në dëborë/ Në Korçë, dimri nuk ka ikur ende

Mes borës dhe të ftohtit, banorët e Korçës kanë festuar Ditën e Verës.

15:24
Dëborë në zonat e ulëta/ Temperaturat zbresin, nga nesër ngrica pa reshje

1 marsi shënon ardhjen zyrtarisht të stinës së pranverës, por kjo ditë e gjen malin e Dajtit në Tiranë të mbuluar nga bora, ndërsa temperaturat e ajrit të ulëta.

15:23
Devolli, 4 ditë pa energji! Moti i keq shkaktoi rrëzimin e shtyllave të tensionit të lartë

Në çdo cep të Bilishtit dëgjohet zhurma e gjeneratorëve.

15:22
Pasaporta ukrainase i shpëton jetën adoleshentit

Pasaporta ukrainase i ka shpëtuar jetën një adoleshenti, i cili ra pre e sulmit rus në Mariupol.

15:12
Ukrainasit e Shqipërisë, në ankth për jetën e familjarëve të tyre të bllokuar në luftë

Që prej 24 shkurtit, Tetiana Bajraktari nuk vë gjumë në sy, për shkak të luftës në Ukrainë.

15:08
Ekskluzive/ Shqiptari në Ukrainë: Dy miqtë e mi janë bllokuar nga lufta, ja ku ndodhen

Barbaria e sulmeve ruse në Ukrainë urdhëruar prej Vladimir Putin, nuk ka kursyer as fëmijët.

15:08
Kërkoi lirimin e dy llogarive bankare/ Gjykata e Lartë rrëzon kardiologun Edvin Prifti

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kardiologun e njohur Edvin Prifti për lirimin e pasurisë së tij.

15:04
Rusia paralajmëron banorët e Kievit: Largohuni nga shtëpitë, do godasim objektivat

Ministria ruse e mbrojtjes ka paralajmëruar banorët në Kiev që të lënë shtëpitë e tyre, pasi po planifikon të godasë objektivat në kryeqytetin ukrainas.

15:01
Vazhdojnë shembjet te “5 Maji”/ Gjatë aksionit të sotëm nuk pati kundërshtime

Prishjet në zonën e “5 majit”, vazhdojnë këtë të martë, ku 12 godina janë pjesë e aksionit të radhës.

14:54
“Nuk jeni vetëm”/ Gjermania dhe Luksemburgu shprehin mbështetje për Ukrainën

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Luksemburgut shprehën mbështetjen e tyre për popullin e Ukrainës këtë të martë, gjatë një konference të përbashkët shtypi në Berlin.

14:49
Shkodër, fushata e PD-së/ Kandidati Xhemal Bushati tregon programin për sportin

Kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale ndryshe nga herët e shkuara nuk kishin shume kohë në dispozicion për fushatë, por kjo nuk i ka ndaluar ata të takohen me përfaqësues të fushave te ndryshme.

14:48
Bislimi paralajmëron: Paga minimale në Kosovë do të jetë rreth 250 euro

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar se paga minimale në Kosovë do të rritet në 250 euro. Megjithatë, theksoi se e njëjta nuk duhet të jetë pengesë në krijimin e vendeve të punës për punëtorët me produktivitet të ulët.

14:45
Fushata e PS-së në Lushnjë e Durrës/ Takimet e kandidates Eriselda Sefa dhe Emiriana Sako

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla prezantoi kandidaten socialiste Eriselda Stefa përpara banorëve të Dushkut në Lushnjë.

14:42
Kryebashkiaku i Kievit: Armiku ka mbërritur në periferi të kryeqytetit ukrainas

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko të martën përmes një video-mesazhi deklaroi se “armiku është në periferi të kryeqytetit”, duke shtuar më tej se ushtria ukrainase është e përgatitur të mbrojë Kievin.

14:40
Conte “kamuflon” nervat: Është strategji dhe jo emocion, ishte koha e duhur për një mesazh

Antonio Conte kërkon të justifikojë nervat e tij në konferencën për shtyp pas humbjes me Burnley ku theksoi se nuk mund të bëjë më shumë me organikën që ka në dispozicion ndërsa dha edhe sinjale largimi nga klubi.

14:36
Kharkiv në terror të plotë! 10 të vrarë dhe 35 të plagosur nga sulmi me raketa

Të paktën 10 persona u vranë dhe 35 u plagosën në sulmet me raketa nga forcat ruse në qendër të Kharkiv këtë të martë.

14:25
“Tregojeni që jeni me Ukrainën”/ Zelensky kërkon solidaritet nga BE: Mos na lini të shkojmë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në Parlamentin Evropian përmes lidhjes direkte me video.

14:17
Trajneri gjerman braktis skuadrën ruse: S’mund të qëndroj, pak km më larg jepen urdhra për luftë

Markus Gisdol nuk është më trajner i skuadrës së divizionit të parë rus, Lokomotiva e Moskës. 52-vjeçari ka ndërprerë kontratën me moskovitët i ndikuar nga ngjarjet e fundit.

14:14
Zgjedhjet e 6 marsit/ KQZ apel kryetarëve të bashkive: Njoftoni me shkrim zgjedhësit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ripërsëritur apelin drejtuar kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore për të njoftuar me shkrim zgjedhësit e bashkive Shkodër, Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, Vorë, Dibër ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme të datës 6 mars 2022.

14:02
“Nuk i intereson kush je, të vrasin”/ Miss Ukraina: Nuk është e lehtë të largohem. Jam larg familjes, nëna ime është mjeke

Miss Ukraina, Iryna Voloshyna ka folur në “Shqipëria Live” për situatën në Ukrainë duke thënë me bindje se nuk do të largohet nga vendi, pavarësisht se vijon lufta.

13:56
Ministri ukrainas: Rusia po planifikon fushatë dezinformimi për dorëzimin e Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov ka deklaruar se Rusia po përpiqet të përhapë lajme të rreme për dorëzimin e Ukrainës.

13:56
Michel: Rusia duhet ta ndalojë luftën, po kryen terrorizëm

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, nga seanca e Parlamentit Evropian, i ka bërë thirrje Rusisë që të tërhiqet, të shkojë në shtëpi.

13:43
Sfiduan luftanijen ruse, rojet e Ishullit të Gjarprit janë gjallë

Volodimir Zelensky i shpalli heronj pas vdekjes, por marina ukrainase tani njofton se 13 rojet ushtarake të Ishullit të Gjarprit që sfiduan luftanijen ruse në ditën e parë të pushtimit, janë gjallë.

13:43
E rëndë në Itali/ 4-vjeçari shqiptar mbytet nga ushqimi teksa hante drekë me prindërit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.

13:39
Me foto/ Fëmijët largohen nga terrori dhe mbërrijnë në Poloni

Dhjetëra fëmijë të vegjël janë fotografuar teksa mbërritën në Mosczany, Poloni, të martën pasi u larguan nga shtëpitë e tyre mes luftës në Ukrainë.

13:29
Probleme me energjinë elektrike prej motit të keq/ Nuk ndalet puna e OSSH, vendosen 17 shtylla në Bilisht

Prej katër ditësh, disa fshatra në Korcë janë pa energji elektrike. OSSH ka njoftuar se kanë vendosur 17 shtylla të reja, pjesë e linjës 35kV Korçë- Bilisht.

13:26
Deputetët e Parlamentit Europian emocionohen nga fjalimi i Zelenksyt, përkthyesi përlotet

Seanca e jashtëzakonshme e Parlamentin Europian ka nisur me një moment emocionues, kur në sallë u shfaq një video mesazh nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

13:25
Lufta në Ukrainë/ Raundi i dytë i bisedimeve për paqen, përcaktohet data se kur mund të takohen dy delegacionet

Delegacionet ruse dhe ukrainase të mërkurën me shumë gjasa pritet të zhvillojnë raundin e dytë të bisedimeve, me synimin për të ndërmjetësuar paqen, në mes të konfliktit. Lajmi është publikuar nga Ria Novosti.

13:22
Ministri i Jashtëm rus po mbante fjalimin, diplomatët e injorojnë, boshatisin sallën (Video)

Ambasadorët dhe diplomatët nga Europa u larguan gjatë një fjalimi me video të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, në Konferencën e OKB-së për Çarmatimin në Gjenevë këtë të martë.

13:11
Nis seanca e jashtëzakonshme e PE-së, Metsola: Kandidatura e Ukrainës do të shqyrtohet

Ka nisur seanca e Jashtëzakonshme e Parlamentit Evropian për krizën në Ukrainë. Ka qenë presidentja e këtij institucioni, Roberta Metsola, e cila e ka nisur seancën duke falënderuar të gjithë popullin e Ukrainës për qëndresën. Ajo njoftoi se, “kandidatura e Ukrainës për BE do të shqyrtohet, ne do të punojmë për të arritur këtë qëllim”.

13:10
Histori nga lufta! Familja ukrainase kthehet në shtëpi dhe gjen vetëm plumba

Një familje nga Kievi vendosi të kthehej në banesë pas një nate të vështirë në një strehë, por gjeti vetëm plumba dhe shkatërrim.

13:03
Nuk pranoi të vishte fanellën me mesazhin “Jo luftës”, ja si shpjegohet lojtari turk

Konflikti në Ukrainë ka bërë që e gjithë bota të reagojë kundër luftës dhe në mbështetje të popullit ukrainas.

12:55
OKB: Të paktën 536 viktima në Ukrainë, mes tyre 13 fëmijë

Të paktën 536 persona kanë mbetur të varë në Ukrainë, sipas raportimit të Kombeve të Bashkuara.

12:54
Erdogan “bind” Lukashenkon: Bjellorusia nuk hyn në luftë në Ukrainë

Lideri bjellorus, Alexander Lukashenko deklaroi se forcat e vendit të tij nuk do t’iu bashkohen trupave ruse në pushtimin e Ukrainës, duke dhënë një rreze shprese se konflikti nuk do të zgjerohet.

12:51
Pamje të rënda/ Vdes 6-vjeçarja nga shpërthimet e rusëve në Ukrainë, mjeku: Tregojani Putinit këtë

Lufta në Ukrainë po i prek të gjithë, përfshirë fëmijët.

12:30
Presidenti i Lituanisë: Nëse Ukraina bie në duart e Putin, ne jemi të radhës!

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda paralajmëroi se asnjë vend në Evropë nuk duhet të ndihet i sigurtë kur bëhet fjalë për presidentin Putin.

12:29
Shiten abonetë/ Unioni i transportit kishte paralajmëruar se nuk do kishte

Ndonëse ishte paralajmëruar nga Unioni i Transportit Publik se prej datës 1 mars nuk do të ofrohej më aboneja, qytetarët nuk kanë hasur vështirësi në blerjen e saj.

12:29
Ekskluzive/ Zbardhet dëshmia e Bashës para hetuesve belg

Zbardhet dëshmia e Lulzim Bashës, përpara hetuesve belg. Pyetjes se ku e ka gjetur informacionin për 3.4 milion euro, kryedemokrati i është përgjigjur se e ka marrë nga qytetarët. Sipas Bashës informacioni ka mbërritur nëpërmjet një letre denoncuese.

12:21
Borë, furtunë dhe ngrica/ Bulqizë, izolohen njësitë administrative

Reshjet e dëborës të shoqëruara edhe me erë të fortë e ngrica kanë rënduar së tepërmi situatën e bllokimit të qarkullimit të banorëve ne shumë fshtra te bashkisë Bulqizë.

12:18
Zgjedhjet e 6 Marsit, Damian Gjiknuri takim me strukturat e Partisë Socialiste në Rrogozhinë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga deputeti Etjen Xhafaj dhe kandidati për Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla, kanë zhvilluar një takim me strukturat e PS-së.

12:17
NATO thirrje Rusisë: Tërhiq forcat nga Ukraina, ne nuk përfshihemi

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha forcat e saj.

12:11
Elbasani për Ukrainën/ Në muret e kalasë projektohet flamuri ukrainas

Aleksandri është qytetar i Elbasanit, por sot zgjodhi te prezantohet me mbiemrin e mamasë së tij ukrainase për të përçuar mesazhin se është po ashtu një qytetar i Ukrainës dhe ndoshta mund të ishte një prej fëmijëve që janë duke përjetuar luftën.

12:10
Johnson: Jam më i bindur se kurrë se Putini do të dështojë!

Kryeministri britanik Boris Johnson, mbajti këtë të martë një takim së bashku me homologun polak Mateusz Morawiecki në Varshavë, lidhur me zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë.

12:10
Sulmet në Kharkiv/ Zelensky: Akte terroriste të Rusisë, po bën krime lufte në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i cilësoi sulmet në qytetin lindor të Kharkiv si akte terroriste që Rusia po kryen në Ukraiën.

12:09
Kryeministri britanik: Putin po përdor taktika barbare kundër popullsisë civile

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnos këtë të martë mbajti një konferencë në Varshavë me kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki.

12:00
“Kosova në NATO tani”/ Osmani: Rrezik nga Serbia, nuk është neutrale

“Serbia nuk është neutrale. Serbia është me Rusinë, demokracitë përfshirë Kosovën, qëndrojnë me Ukrainën. Kosova në Nato”, ka shkruar në profilin e saj në Twitter presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila e ka shpërndarë mesazhin me hashtagun KosovoinNato, i cili po shihet kudo se fundmi.

11:54
Moska “i shpall luftë” Turqisë/ I bllokoi kalimin luftanijeve ruse

Vendimi i Turqisë për të bllokuar disa luftanije ruse që të kalojnë nëpër ujërat e saj në Detin e Zi në kohën kur kriza e Ukrainës ka mbërritur pikën e saj kulmore, ka egërsuar Rusinë.

11:51
Kremlini: Sanksionet e perëndimit nuk e ndryshojnë dot Rusinë!

Kremlini tha këtë të martë se sanksionet perëndimore nuk do ta bëjnë kurrë Rusinë të ndryshojë pozicionin e saj ndaj Ukrainës.

11:47
BE “shkul” Ukrainën nga rrjeti energjetik rus/ Kanadaja ndërpret naftën nga Moska

Konflikti në Ukrainë ka përshpejtuar vendimmarrjen me hapa marramendës në Bruksel.

11:42
“Duhet dobësim i ekonomisë Ruse”/ PE kufizime në gjithë BE-në për importet e naftës dhe gazit rus

Parlamenti Evropian do të kërkojë kufizime për vendet BE-së për importet e naftës dhe gazit rus në bllok, pasi kërkon sanksione edhe më të ashpra që synojnë ‘dobësimin strategjik’ të ekonomisë së Rusisë dhe aftësisë për të zhvilluar luftë.

11:37
U përpoqën të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen shtetas në Durrës

Tre shtetas, që janë përpjekur të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara janë arrestuar në Durrës.

11:34
Sherr me grushte, kanosje dhe vjedhje/ Policia arreston dy persona, procedon dy të tjerë (DETAJE)

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia këtë të martë si dhe ka proceduar dy të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

11:32
Marrëdhënie seksuale me të mitur, vjedhje telefoni dhe vënie zjarri/ Arrestohen 7 persona në Tiranë

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

11:23
“Është luftë, luftë e vërtetë”/ Grupet e shpëtimit kërkojnë nën rrënoja pas shpërthimeve në Kharkiv

Grupet e shpëtimit në qytetin e Kharkiv kanë deklaruar se të paktën 20 persona janë plagosur gjatë bombardimeve të zyrës së administratës shtetërore atje.

11:23
“Ngrin” Kievi! Temperaturat minus dhe dëbora shtojnë problemet e qytetarëve që lanë pas shtëpitë

Në çdo rrethanë tjetër, do të ishte një pamje e bukur, ku bora e bardhë mbulon çatitë e Kievit të vjetër.

11:22
Lufta në Ukrainë, YouTube do të bllokojë kanalet e lidhura me RT dhe Sputnik në të gjithë Europën

YouTube do të bllokojë në të gjithë Europën kanalet e lidhura me mediat ruse, Russia Today dhe Sputnik.

11:16
Prishtinë/ 14-vjeçari qëllohet për vdekje me thikë, pak metra larg shkollës

Një 14-vjeçar është vrarë këtë të martë në mëngjes në Kosovë.

11:14
Dita e gjashtë e luftës/ Forcat separatiste synojnë të rrethojnë Mariupolin

Në ditën e gjashtë të luftës së Rusisë në Ukainë, forcat separtiste kanë vënë në “shenjestër” të rrethojnë Mariupolin.

11:13
Arrestohet i riu në Vlorë, çfarë i gjeti policia në makinë

Një 21-vjeçar i identifikuar si K. D.(K). është arrestuar nga policia e Vlorës pasi u kap me lëndë narkotike.

11:04
PAMJET/ Ushtarët ukrainas i japin cigare pengut rus

Ukraina është në ditën e gjashtë të luftës, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin ndaj vendit fqinj. Pavarësisht se ditën e djeshme përfundoi raundi i parë i bisedimeve për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar, nata ishte e përgjakshme ndërsa vijojnë sulmet.

10:54
Balla takim me banorët në Dushk/ Në 6 Mars vota juaj nuk duhet ti shkojë një opozite që vetëm gënjen

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Bujar Çela dhe kandidatja për kryetare bashkie Eriselda Sefa zhvilluan një takim me banorët në Njësinë Administrative Dushk në Lushnje.

10:51
Dëbora në qarkun e Elbasanit, ndërpritet energjia elektrike në njësitë administrative të Librazhdit

Në orët e para të mëngjesit, në qarkun e Elbasanit kanë filluar reshjet e dëborës dhe në disa akse rrugore, trashësia shkon 4 deri në 5 cm.

10:51
Anonymous publikon 40 mijë dokumente të Institutit të Sigurisë Bërthamore të Moskës

Sulmet kibernetike fillimisht shënjëstruan faqen zyrtare të Kremlinit, më pas atë të Dumës dhe duke filluar me radhë me faqet e gjigantëve të energjisë. Megjithatë, ditët e fundit, hackerat e Anonymous kanë vendosur t’i rrisin standardet.