Ministri i Jashtëm rus po mbante fjalimin, diplomatët e injorojnë, boshatisin sallën (Video)

01/03/2022 13:22

Ambasadorët dhe diplomatët nga Europa u larguan gjatë një fjalimi me video të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, në Konferencën e OKB-së për Çarmatimin në Gjenevë këtë të martë.

Një video e postuar nga delegacioni francez tregonte dhjetëra zyrtarë që largoheshin nga dhoma, ndërsa Lavrov e nisi fjalimin e tij përmes lidhjes video.

Largohuni gjatë deklaratës së ministrit Lavrov në Konferencën për Çarmatimin këtë mëngjes për të treguar mbështetjen tonë për Ukrainën”, thuhej në Twitter.

 

Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Lavrov tha se nuk mori pjesë personalisht për shkak të atyre që ai i quajti masa “të egër” nga Bashkimi Evropian në zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Top Channel