Moska “i shpall luftë” Turqisë/ I bllokoi kalimin luftanijeve ruse

01/03/2022 11:54

Vendimi i Turqisë për të bllokuar disa luftanije ruse që të kalojnë nëpër ujërat e saj në Detin e Zi në kohën kur kriza e Ukrainës ka mbërritur pikën e saj kulmore, ka egërsuar Rusinë.

Edhe pse një lëvizje e tillë mund të ndihmojë në riparimin e marrëdhënieve të saj me NATO-n, Ankaraja tani rrezikon hakmarrjen e Moskës. Grumbullimi i luftanijeve ruse që presin dritën jeshile për të kaluar, do të kthehet në një test për vendosmërinë e Ankarasë gjatë ditëve në vijim dhe do të tregojë se sa larg është gati ajo që të shkojë në animin e ekuilibrit të saj unik diplomatik mes lindjes dhe perëndimit.

Turqia ndryshoi retorikën e saj dhe të dielën e quajti “luftë” sulmin rus në Ukrainë. Një veprim i tillë e lejon që të përdorë pjesë të një pakti ndërkombëtar për të kufizuar tranzitin e disa anijeve luftarake ruse nga Mesdheu në Detin e Zi. Kjo mund të frenojë aftësinë e Moskës për të sulmuar brigjet e Ukrainës në Detin e Zi.

Gjithçka varet tani nga interpretimi i Konventës së Montreux të vitit 1936. Ky pakt i lejon Turqisë të kufizojë tranzitin detar në ngushticat e Dardaneleve dhe të Bosforit në kohë lufte por ka dhe një klauzolë që përjashton anijet të cilat kthehen në bazën e tyre të regjistruar. Të paktën katër anije ruse janë duke pritur vendimin e Turqisë për të kaluar atje nga Mesdheu, thotë analisti gjeopolitik Yoruk Isik.

Dy prej tyre – një fregatë dhe një destrojer kanë kërkuar zyrtarisht të bëjnë udhëtimin brenda kësaj jave, sipas Isik dhe një zyrtari të lartë turk. Me pretendimin se e kanë bazën e vet në Detin e Zi, atom und ta kryejnë udhëtimin duke i lënë Turqisë një hapësirë për të manovruar. Fakti që sulmi u quajt luftë ishte një hap i madh, thotë Isik për Reuters.

Ankaraja nuk donte ta bënte këtë hap dhe, me gjuhën e përdorur, po i jep Moskës një shans të fundit për të frenuar agresionin e saj në qytetet ukrainase“, shtoi ai.

Top Channel