Zyrtari i lartë amerikan: Rusia lëshoi mbi 400 raketa

01/03/2022 17:47

Mbi 400 raketa janë lëshuar nga Rusia mbi Ukrainë që prej të enjtes, ditës së parë të pushtimit.

Sipas zyrtarit të lartë amerikan të mbrojtjes, ukrainasit kanë ende sisteme raketore ajrore që janë të paprekura dhe në gatishmëri.

Zyrtari tha gjithashtu se ndërsa Rusia ende nuk ka arritur epërsi ajrore, “ka zona ku ata kanë më shumë kontroll se të tjerët”.

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka mbërritur në ditën e gjashtë të saj, duke kapërcyer tashmë në një fazë të re.

Ushtria ruse ka intensifikuar bombardimet në Kharkiv dhe qytete të tjera. Një autokolonë ushtarake ruse prej 60 kilometrash ka mbërritur aktualisht në portat e kryeqytetit ukrainas.

Top Channel