Nuk pranoi të vishte fanellën me mesazhin “Jo luftës”, ja si shpjegohet lojtari turk

01/03/2022 13:03

Konflikti në Ukrainë ka bërë që e gjithë bota të reagojë kundër luftës dhe në mbështetje të popullit ukrainas.

Por ka disa gjeste që nuk ndjekin këtë linjë. Një prej tyre ishte lojtari turk, Aykut Demir, kapiten i Erzurumsporit, skuadër ku aktivizohet edhe lojtari dardan, Herolind Shala.

Në ndeshjen e Kategorisë së Dytë të Turqisë kundër Ankaragucu, të gjithë lojtarët kishin veshur një fanellë me mesazhin “Jo luftës”, përveç Demirit. Lojtari ka marrë shumë kritika për këtë dhe klubi është nën presion për ta sanksionuar. Ndaj edhe vetë futbollisti ka dashur të ndërhyjë për t’i bërë të qartë se nuk është pro luftës në Ukrainë, por se nuk është dakord që konfliktet e tjera të mos trajtohen njësoj, shkruan Supersport.

Mijëra njerëz vdesin çdo ditë në Lindjen e Mesme. Edhe unë ndihem keq. Ndaj dhimbjen e njerëzve të pafajshëm”, siguroi ai në medien turke, Fanatik. “Ata që injorojnë persekutimin, reagojnë vetëm kur këto gjëra ndodhin në Evropë. Nuk më pëlqen ta vesh atë fanellë sepse nuk është bërë për vende të tjera”.

Top Channel