Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese Me ritme proceduriale të paimagjinueshme në kushte të tjera, Parlamentin Europian voton pasditen e sotme për t’i dhënë Ukrainës zyrtarisht statusin e vendit kandidat për në BE, duke i hapur rrugën e pranimit në bllok.
Me një fjalim të regjistruar nga vendi ku po qëndron në Kiev, teksa dara e Rusisë mbi kryeqytetin ukrainas sa vjen e shtrëngohet, presidenti Volodymyr Zelensky i bëri thirrje BE-së ta dëshmojë me veprime konkrete se mban anën e saj në një këtë konflikt.
“Bashkimi Europian me ne do të jetë shumë më i fuqishëm, s’ka dyshim për këtë. Ndërsa pa ju, Ukraina do të jetë vetëm. Na e tregoni se jeni me ne. Na tregoni se nuk do të braktisemi në këtë moment të vështirë. Ne e treguam veten, ju na dëshmoni se jeni vërtet europianë dhe se jeta do të triumfojë mbi vdekjen, se drita do të triumfojë mbi errësirën. Lavdi Ukrainës“, tha Zelensky.
Kreu i shtetit ukrainas firmosi një ditë më parë aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në BE. “Qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe, më e rëndësishmja, të jemi të barabartë. Jam i sigurt se është e drejtë. Jam i sigurt se e meritojmë”, tha ai.
Disa orë paskësaj, doli me deklaratën se trupat ruse i intensfikuan bombardimet në Ukrainë pikërisht gjatë kohës që palët uleshin të hënën në tryezën e negociatave, një taktikë të cilën Moska sipas tij, e ka përdorur për ta detyruar qeverinë ukrainase të bëjë më shumë lëshime.
Top Channel