Miqësia e Putin me Steven Seagal, mes arteve marciale dhe pikturës, bën aktorin të quajë presidentin ‘vëlla’ (fotot)

01/03/2022 17:17

Me përshkallëzimin e pushtimit të Ukrainës, miqësia e pazakontë e presidentit rus Vladimir Putin me aktorin amerikan Steven Seagal ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave.

Dyshja e çuditshme janë miq prej disa vitesh teksa Seagal e ka quajtur liderin rus disa herë “vëlla” në intervista.

Dje një foto e dyshimtë nga bloger-i amerikan Joe Rogan, pretendonte me shaka se Seagal i është bashkuar ushtrisë ruse në pushtimin e Ukrainës, por kjo nuk merrte parasysh faktin se Seagal është tashmë gati 70 vjeç.

Më pas Rogan pranoi se po bënte parodi me “lajmin”, për arsye se sipas tij, narrativa e luftës në Ukrainë është një “film i mbrapshtë në të cilin po jetojmë, ashtu si më herët me virusin”.

Rona shkruante:

“E hoqa postimin e mëparshëm për Steven Seagal në Ukrainë sepse ishte një parodi, dhe kjo kuptohej, por nuk do të habitesha edhe sikur të ishte e vërtetë”.

Ai vazhdonte më tej: “Seagal është ndaluar të hyjë në Ukrainë në vitin 2017 kur u quajt nga autoritetet atje ‘kërcënim kombëtar’. Ashtu si të gjithë ju, shpresoj që situata tragjike të zgjidhet shpejt”.

Dhe në fakt Seagal e ka quajtur Putin “një nga liderët më të mëdhenj në jetë”.

Dyshja ndajnë dashurinë e tyre për artet marziale dhe  Seagal ka marrë qytetarinë ruse prej vitit 2016.

Në vitin 2018 Seagal u emërua i dërguar i veçantë i Rusisë në SHBA për çështje humanitare, bashkëpunimin në kulturë, art dhe këmbimet mes të rinjve”.

Ndërkohë lufta vijonte sot në Ukrainë me beteja të ashpra pranë kryeqytetit Kiev.

Bombardime raportoheshin sot dhe në qytetin e dytë më të madh të vendit Kharkiv.

FOTO GALERI
1/5
Dyshja e çuditshme janë miq prej disa vitesh teksa Seagal e ka quajtur liderin rus disa herë "vëlla"

Top Channel